Ad imageAd image

Goci: Ngrihuni në protestë përditë. Rama po mbush llogaritë off-shore dhe do ikë në Paris

2 min lexim

Pedagogu Ervin Goci i ftuar në “Arena” në Ora News kërkoi nga qytetarët që të ngrihen në protesta për çdo çështje. Ai shton se Rama dhe grupi i tij nuk e ka ndërmend të tërhiqen.

Pjesë nga deklarata:

Goci: Ne kemi ecur me idenë që këtu armiku është një, skema është një dhe nuk ke pse të intimidohesh për të dalë në protestë. Situata është e atillë që ne nuk kemi luksin të jetojmë në një vend si Gjermania ku grupet e interesave janë strukturuar. Këtu është një grup grabitqarësh që kanë kapur një tufë delesh dhe po i shqyejnë. Nëse nuk ka ndonjë protestë përditë, për mua vendi është duke vajtur për dreq. Kudo, ngado. Le të krijohet kaos. Vajta tek Unaza, thashë fjalën time.

- reklamë -
Ad imageAd image

Nuk kam asnjë lloj intimidimi për të dalë dhe thënë fjalën time. Duhet që të gjithë shqiptarët të dalin për gjithçka. Interesi privat është interes i korporatave, kurse interesi i familjes është interes publik.

Duhet të kuptojnë njerëzit që këtu është protestë e përditshme. Çdo lloj kauze është një njësi matëse për çfarë do të ndodhë për atë që vjen më pas. Ata nuk e kanë ndërmend të tërhiqen. Ata e kanë një plan, do marrin kaq para, do vjedhin, do grabisin, do mbushin arkat dhe llogaritë që kanë off-shore dhe do të mbarojë punë dhe do shkojë të bëjë piktura në Paris.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull