Ad imageAd image

Ikin Lu dhe Vlahutin/ SHBA dhe BE me tjetër filozofi në Shqipëri?

1 min lexim

Vetëm ditën e sotme janë konfirmuar se dy ambasadorët e përfaqësive më të rëndësishme ndërkombëtare në Shqipëri, SHBA dhe BE, do të largohen dhe kanë dalë emrat e zëvendësuesve të tyre.

Kështu që Bashkimi Europian ka emëruar ambasadorin e ri të BE-së në Shqipëri.  Pas  largimit të Romana Vlahutin, BE ka zgjedhur një personalitet të spikatur për ta sjellë në Shqipëri.

Ai është Luigji Soreca, thanë për SYRI.net burime diplomatike. Ky i fundit është një dashamirës i Shqipërisë dhe ka ndihmuar shumë vendin tonë në procesin e liberalizimit të vizave.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërkohë që po sot është njoftuar se Presidenti Amerikan Donald Trump i ka dërguar Senatit 7 emra ambasadorësh, ndër to dhe emrin e Donald Lu, i cili do të largohet në korrik të këtij viti nga Shqipëria.

Shtëpia e Bardhë ka dërguar sot emrin e Donald Lu për miratim në Senat si ambasador i SHBA në Kirgiztan.

Por edhe në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë janë publikuar emrat e 7 ambasadorëve, dërguar Senatit.

Ndani këtë artikull