Ad imageAd image

Ramën e kap paniku, angazhon gjithë policinë për protestën e opozitës

1 min lexim

Policia e Shtetit do të kalojë në gatishmëri që ditën e sotme, në kuadër të planit të masave për protestën e ditës së shtunë që do të mbajë opozita.

Do të jenë 1500 efektivë të ardhur nga të gjitha komisariatet e Tiranës, ndërsa do të angazhohen edhe forcat Shqiponja, FLO dhe FNSH për ruajtjen e rendit gjatë protestës.

Duke parë edhe nga angazhim i madh i policisë, Rama duket se i ka hyrë frika nga pjesëmarrja e madhe që pritet të ketë protesta e së shtunës.

- reklamë -
Ad imageAd image

Rama nuk do të jetë nesër në zyrë, pasi do të shkojë në Berat. Protesta e opozitës vjen pas publikimit të audio-përgjimit të vëllait të Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj.

Ai u regjistrua teksa bisedonte me Albert Veliun, i quajtur ‘Dëshmitari X’, për trafik droge. /55News.al/

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull