Kryeministri Rama: Rekomandimi ishte meritë/ Raporti i KE-së tregon të kundërtën

E mërkurë, 18 Prill 2018 15:34

Deklarata e kryeministri Edi Rama ditën sotme se marrja e rekomandimit ishte me meritë, ajo nuk ishte dhuratë, duke përdorur deri terma si “të pamëshirshëm” në vlerësimin e reformave, çuditi edhe Shefen për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini.

Zëra nga opozita i mëshojnë faktit se marrja e rekomandimit ishte një vendim politik i BE-së për të kthyer sytë drejt Ballkanit Perëndimor.

Për të kuptuar sesi qëndron e vërteta mjafton t’i hedhësh një sy përmbledhjes që Komisioni Europian i ka bërë pesë prioriteteve kyç për Shqipërinë në funksion të integrimit… Ja disa prej tyre…

Për administratën publike

 “…Shqipëria është mesatarisht e përgatitur në reformën e administratës së saj publike. Përpjekjet vazhduan, duke rezultuar me njëfarë përparimi në efikasitetin dhe transparencën e shërbimeve publike të ofruara, trajnimin e nëpunësve civilë…”

Sistemi gjyqësor

 “…Sistemi gjyqësor i Shqipërisë ka njëfarë niveli përgatitjeje. Zbatimi i reformës së thellë dhe të plotë të drejtësisë ka vazhduar, duke rezultuar me një përparim të mirë në përgjithësi…”

Lufta kundër korrupsionit

 “…Shqipëria ruan njëfarë niveli përgatitjeje në luftën kundër korrupsionit…”

Dënimet e zyrtarëve të lartë

 “…Dënimet e zyrtarëve të nivelit të lartë kanë ndodhur kryesisht në gjyqësor (gjyqtarë dhe prokurorë); megjithatë, dënimet përfundimtare për zyrtarët e rangjeve të larta mbeten përgjithësisht shumë të ulëta. Korrupsioni mbetet mbizotërues në shumë fusha dhe vazhdon të jetë një problem serioz”.

Lufta kundër krimit të organizuar

 “…Shqipëria ka njëfarë niveli përgatitjeje në luftën kundër krimit të organizuar…

Numri i dënimeve përfundimtare në rastet e krimit të organizuar ka mbetur shumë i ulët dhe është rritur vetëm fare pak…”

Liria e shprehjes

 “…Sa i përket lirisë së shprehjes, Shqipëria ka njëfarë niveli përgatitjeje / është mesatarisht e përgatitur…”

Zhvillimi ekonomik

 “…Shqipëria ka bërë njëfarë progresi dhe është mesatarisht e përgatitur për zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale…”

Modifikuar më E mërkurë, 18 Prill 2018 16:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...