Ad imageAd image

Lajthit kreu i narkoshtetit: Kemi lënë pas Gjermaninë për pastrimin e parave

1 min lexim
 

Shqipëria e Edi Ramës është vendi simbol jo vetëm në Europë, për pastrimin e parave.

Mediat ndërkombëtarë, por edhe analistët dhe institucionet e kanë cilësuar një parajsë të pastrimit të parave të krimit dhe drogës. 

Ndërkohë, Shqipëria e Edi Ramës është cilësuar një narkoshtet.

Por kreu i këtij narkoshteti, Edi Rama tha sot se kur bie puna te pastrimi i parave, Shqipëria lë pas edhe … Gjermaninë.

“Procesi do ishte ‘prit që shqiptarët të bëhen gjermanë’ e kështu me radhë. I kemi lënë prapa bashkë me disa vende të tjera në një pikë, ku na godasin rregullisht me shkopin e mësuesit, në pastrimin e parave. Nuk e them unë, e thotë indeksi i Baselit. Janë jo pak, por 8 vende të BE-së që në indeksin e Baselit renditen pas Shqipërisë. I mirëpresim të gjitha goditjet dhe leksionet. Me AI po punojmë që të integrojmë në sistemin e monitorimit të pastrimit të parasë një model që është do çojë në një nivel tjetër të gjithë procesin e transparencës,” tha Rama.

Ndani këtë artikull