Ad imageAd image

Luan Baçi: Kryesia që mbledh Basha është e paligjshme! Histori bajate dhe qesharake

1 min lexim

 

Deputeti Luan Baçi ka deklaruar Basha duhet të kuptojë gjendjen ku është Partia Demokratike në këto momente.

Në një dalje për mediat, Baçi theksoi se i vjen habi me disa kolegë të PD, që duket sikur e mbështesin, por në fakt po e dëmtojnë për të mbajtur ndonjë karrige provizore.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Deputeti Basha duhet të kuptojë gjendjen ku është Partia Demokratike në këto momente. Mendoj që e ka kuptuar këtë gjendje, por më vjen habi me disa kolegë të PD që duket sikur e mbështesin, por në fakt po e dëmtojnë për të mbajtur ndonjë karrige provizore. Më vjen mirë që Salianji ka kundërshtuar për mënyrën se si u procedua dhe si u vendosën anëtarët e kryesisë duke anashkaluar votimin.

 

Me statut duhej të isha unë në Kryesi, mua më përjashtuan pa më futur në kryesi, megjithatë kjo kryesi është e paligjshme dhe është e shkarkuar në Kuvendin e 11 dhjetorit. Si ka mundësi vazhdojnë me këtë histori bajate dhe qesharake. Kuvendi i 11 dhjetorit ka marrë vendime”, tha Baçi për Top News.

 

Ndani këtë artikull