Ad imageAd image

Manja-Hysi treguan që janë bashkëpunëtorë në falsifikim

1 min lexim

E turpshme dhe qesharake ishte konferenca e përbashkët për shtyp e deputetëve ushtarë besnikë të Edi Ramës, Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi.

Në daljen e tyre për mediat në përpjekje për të dhënë sqarime për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, pas denoncimit të bëra nga akuzat e opozitës, Manja dhe Hysi sapo treguan dhe vërtetuan se janë bashkëfajtorë në falsifikimin që i është bërë ligjit.

Qesharake ishte edhe akuza e tyre për opozitën se me këtë sulm që po i bën Kodit të Procedurës Penale po pengon çeljen e negociatave dhe integrimin.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, dhe deputetja Vasilika Hysi , të urdhëruar nga Rama dolën para shqiptarëve justifikuar veprimet e turpshme dhe të paligjshme me ndryshimin e nenit 491 të Kodit të Procedurës penale.

Duke u justifikuar ata nuk bën gjë tjetër veçse konfirmuan fajësinë e tyre dhe bashkëpunimin në krim.

Ndani këtë artikull