Ad imageAd image

A do e shesë PSG Neymar-in?

1 min lexim

PSG së shpejti pritet të zyrtarizojë emrin e trajnerit të ri, pasi Unai Emery do të largohet në fund të sezonit.

Sipas gazetës gjermane “Süddeutsche Zeitung”, Thomas Tuchel është emri më i lakuar që me shumë mundësi do të marrë drejtimin e kampionëve të Ligue 1.

Tuchel pritet të nënshkruajë për dy sezone me parisienët dhe do të marrë përsipër çështjen e Neymar, që të mos shitet këtë merkato.

- reklamë -
Ad imageAd image

Trajneri gjerman do të takohet në ditët në vijim me drejtuesit e PSG për të diskutuar rreth vendimeve për sezonin e ardhshëm.

Neymar u kërkua me ngulm dhe vazhdon të jetë një nga lojtarët e preferuar të Real Madrid për merkaton e verës.

Por, vetë lojtari së fundmi përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale qetësoi tifozët parisienë, duke theksuar se është i lumtur në “Parc des Princes”.

Ndani këtë artikull