Ad imageAd image

Florian Marku bën krenar gjithë shqiptarët, mposht rumunin me knock-out

1 min lexim

Florian Marku regjistroi një tjetër fitore sot në “Mixed Martial Arts” (MMA), teksa mposhti me knock-out kundërshtarin e tij, rumunin Ioan Vranceanu.

Në sfidën e zhvilluar në ringun e pallatit të sportit “Bill Clinton” në qytetin e Ferizajt në Kosovë, “luftëtari” shqiptar dominoi totalisht kundërshtarin dhe e bëri atë të dorëzohet që në raundin e dytë të sfidës.

Në përfundim të ndeshjes, Marku falënderoi edhe njëherë të gjithë për mbështetjen, ndërsa përsëriti ambiciet e tij për të garuar në majën më të lartë të këtij sporti, UFC.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull