Ad imageAd image

Manjani-Ramës: Shko jepi dorën Putinit, pronarit të Ballkanit të Hapur

1 min lexim

 

Nga Ylli Manjani

Shko e jepi dorën Putinit!

- reklamë -
Ad imageAd image

Hiç mos e zgjat!

Jepja atë dorë dhe legalizoje Ballkanin e Hapur!

Jepja dorën, meqë i hamë bukën (grurin), megjithse po ja blejmë spo na e fal.

Bëhu burrë shteti dhe pranoje rrjeshtimin gjeopolitik ku na fute.

S’ke përse fshihesh më as pas lobimeve amerikane e as pas Vuçiçit. Shko direkt tek i zoti i punës, tek pronari i Ballkanit të Hapur.

Me atë rast mbledhim mendjen që për ca vite s’kemi më punë me Perëndimin.

Bien edhe këto teatrot idiote me reforma e me pisllëqe antikushtetutë. Duhet të na bjerë edhe iluzioni që jetojmë në demokraci.

Nuk jetohet me iluzione. As me rrena. Ndaj bëhu burrë shteti dhe jepja dorën Putinit edhe formalisht!

Sa më takon do të të përshëndes për burrninë, por kurrë për vendimin që ke marrë

Ndani këtë artikull