Ad imageAd image

Meta: Duhet një Nuremberg shqiptar, ministrja e Drejtësisë sot duhej të ishte në burg

1 min lexim

 

Presidenti Ilir Meta është shprehur se Ministria e Mbrojtjes nuk i jep asnjë informacion institucionit që ai drejton lidhur me pronat e Ushtrisë, edhe pse mban postin e Komandatit të Përgjithshëm.

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’, Meta tha se për çdo pronë të dhënë në mënyrë të paligjshme maxhoranca do të mbajë përgjegjësi, ndërsa përmendi se ato janë tjetërsuar nga persona që sot janë kandidatë për deputet të mazhorancës. Megjithatë nuk ka zgjedhur të përmendë emra.
‘Prej vitesh Ministria e Drejtësisë, nuk i jep Presidentit asnjë informacion që kërkon, për çështjen e pronave të Komunitetit Fetar.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ministria e Mbrojtjes, nuk i jep asnjë informacion Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, për pronat e Ushtrisë. Për çdo pronë që ata kanë dhënë në mënyrë të paligjshme do të mbajnë përgjegjësi.

 

Ata që i kanë dhënë janë kandidatë për deputet të mazhorancës,’-tha Meta

Ndani këtë artikull

Meta: Duhet një Nuremberg shqiptar, ministrja e Drejtësisë sot duhej të ishte në burg

1 min lexim

 

Duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza të shumta, në lidhje me qeverinë.

Sipas Metës, për të gjithë ata që janë përfshirë në krime, do të ketë një Nuremberg shqiptar.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ai ka hedhur akuza të shumta ndaj ministres së Drejtësisë.

‘Për të gjithë ata që janë përfshirë në krime për të mbajtur Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese dhe që i kanë kushtuar Shqipërisë miliarda e miliarda euro, për ata do të ketë një Nuremberg shqiptar.

 

Në Nurembergun shqiptar do shkojne te gjithe ata qe prekin zgjedhjet. Unë e mbaj fjalen’, tha Meta.

‘Ministrja e Drejtesise sot duhet te ishte ne burg. Pergjigjen qe ende nuk e ka marre nga drejtesia do ta marre me 25 prill nga qytetaret e Tiranes

Një njeri që vë në diskutim shtetin e Kosovës.

Një njeri që vë në diskutim integritetin dhe sovranitetin e Shqipërisë, ai nuk ekziston më në planet politike të Ilir Metës’, deklaroi Ilir Meta në SYRI TV

Ndani këtë artikull