Ad imageAd image

Ngjarja e rëndë në spitalin Covid/ Mesazh ngushëllimi nga Basha: Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar. Lutemi për Tetovën!

1 min lexim

 

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve të viktimave të tragjedisë së rëndë të ndodhur sot në një spital në Tetovë.

 

- reklamë -
Ad imageAd image

“Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar këtë tragjedi. Shërim të shpejtë të lënduarve. Lutemi për Tetovën!“, shprehet kryedemokrati përmes një mesazhi në “Twitter”.

Dhjetëra persona kanë humbur jetën pas zjarrit që shpërtheu në një spital Covid në Tetovë.

Mesazhi i plotë i Bashës

Pikëlluese lajmet e hidhura qe vijnë nga Tetova. Në këtë ditë tragjike i bashkohem dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve të viktimave e ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar këtë tragjedi. Shërim të shpejtë të lënduarve. Lutemi për Tetovën!

Ndani këtë artikull