Ad imageAd image

Tragjedia në spital/ Mesazh nga Presidenti Meta: Ngjarje tepër e rëndë dhe tronditëse. Mendimet dhe lutjet e mia janë me Tetovën!

1 min lexim

 

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet më të ndjera për jetët e humbura pas zjarrit që përfshiu një spital Covid të Tetovës.

 

- reklamë -
Ad imageAd image

“Një ngjarje tepër e rëndë dhe tronditëse, veçanërisht për numrin e viktimave të raportuara!”, shprehet kreu i shtetit.

“Mendimet dhe lutjet e mia janë me Tetovën!”, e mbyll presidenti Meta në mesazhin e tij.

Mesazhi i Presidentit Meta

Me shqetësim dhe trishtim të thellë po përcjell tragjedinë e ndodhur në spitalin e Tetovës.

Një ngjarje tepër e rëndë dhe tronditëse, veçanërisht për numrin e viktimave të raportuara!

Shpreh ngushëllimet më të ndjera për jetët e humbura dhe ndaj dhembjen e madhe me familjarët e tyre.

Ju uroj shërimin sa më parë të lënduarve!

Shpreh solidaritetin e plotë me autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, që po bëjnë përpjekje maksimale për të shpëtuar sa më shumë jetë dhe vënë nën kontroll situatën.

Mendimet dhe lutjet e mia janë me Tetovën

Ndani këtë artikull