Ad imageAd image

Nis falsifikimi i votuesve/ Rama jep urdhër, kërkon 30 përqindëshin

1 min lexim

Sapo janë mbyllur qendrat e votimeve monopartiake ka nisur edhe falsifikimi i pjesëmarrjes në këto zgjedhje qesharake.

Edi Rama ka dhënë urdhër që numri i pjesëmarrësve të jetë 30 për qind, jo me i ulet.

Ky fakt është bërë i ditur nga burime.

- reklamë -
Ad imageAd image
 

Sipas tyre, ky numër do të legjitimonte zgjedhjet monopartiake të Edi Ramës.

Menjëherë sapo janë mbyllur qendrat e votimit është njoftuar se në Kolonjë kanë votuar 35 për qind dhe në Maliq 30 për qind.

Sipas urdhrit të Ramës, kjo shifër duhet të jetë në çdo bashki të Shqipërisë.

Gazetarët në juglindje të vendit kanë bërë të ditur se Partia u ka marrë komisionerëve telefonat për të mos raportuar shifrat e vërteta tek media apo në KQZ.

Ndani këtë artikull