Ad imageAd image

Presidenca i përgjigjet Ramës: Pse nuk ke zbatuar ligjin për “Unaza e Re”

2 min lexim

Zëdhënësi i Presidentit të republikës, Tedi Blushi, ka reaguar pas komenteve të bëra nga kryeministri Edi Rama për Unazën e re.

Në përgjigjen e tij ndaj kryeministrit, Rama, Blushi thekson se projekti ju dha një firme fantazmë. Më tej Blushi ka dhe disa pyetje për kryeministrin.

Ja reagimi i Blushit:

- reklamë -
Ad imageAd image

Në procedurën e tenderimit :

Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja”  – Loti 1 .

Vlera e fondit limit të tenderit të shpallur nga ARRSH për Lotin 1 ka qenë    =  2  246 450 297 Lekë OSE 18 116  534  EURO

Vlera e kontratës së lidhur me kompaninë fiktive “DH Albania” =  2  246 450 000 Lekë ose 18 116  532 EURO

Sigurimi i Kontratës prej 10 % te vlerës së kontratës në shumën  =  224 645 000  lekë të reja OSE 1  811 653 EURO

Sipas “dokrrave ligjore” që kanë përgatitur vartësit e tij, lindin disa pyetje për Kryeministrin :

A ka kërkuar sipas rregullave të prokurimit publik qeveria dhe ARRSH konfiskimin e kësaj vlere (sigurimin e kontratës) për llogari të Shtetit Shqiptar, pasi u faktua se kontratën e kishin lidhur me një kompani fantazëm?

A ka mundur shteti të garantojë interesin publik në këtë rast, duke konfiskuar sigurimin e kontratës, apo edhe ky dokument (sigurimi i kontratës) ka qenë i falsifikuar?!

Këto dhe shumë detyra të tjera, ligji ja ngarkon Kryeministrit dhe vartësve të tij që t’i bëjnë.

Shtëpia me tjegulla dhe shteti me rregulla, thotë populli ynë.

Ndani këtë artikull