Ad imageAd image

Raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, reagon ambasada amerikane: Kemi mbajtur shënim…

1 min lexim

 

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

“Ne kemi mbajtur shënim Raportin Përfundimtar të ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i cili ndërtohet mbi bazën e raportit paraprak të 26 prillit”, thuhet në reagim.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ambasada amerikane thotë se pas këtij raporti, institucionet përkatëse duhet ta shqyrtojnë atë dhe rekomandimet e tij “për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri”.

DEKLARATA E PLOTE

Ne kemi mbajtur shënim Raportin Përfundimtar të ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i cili ndërtohet mbi bazën e raportit paraprak të 26 prillit. Nxisim të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri.

 

Ndani këtë artikull