Ad imageAd image

Samiti i Ohrit/ Berisha: Aleancë e rrezikshme! Do vendoset hegjemonia serbe dhe influenca ruse

1 min lexim

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi për mediat Samitin e Ohrit, ku pritet të mblidhen shtetet e rajonit për nismën e Ballkanit të Hapur.

“Sot jam këtu para jush për të denoncuar takimin e aleancës trelaterale të Ohrit, si një aleancë e rrezikshme për paqen, stabilitetin në Ballkan, si një aleancë e cila synon vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon. Si një aleancë, e cila i kundërvihet tërësisht procesit të integrimit evropian dhe procesit të tregut të përbashkët rajonal në kuadër të nismës së Berlinit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ky samit është një samit që prodhon serbomadhi dhe rusofili dhe asgjë të mirë për shqiptarët.

Përshëndes qeveritë që refuzojnë anëtarësimin në këtë klub të Beogradit,” tha Berisha.

I pyetur për praninë e Malit të Zi në këtë forum, Berisha tha: “Mali i Zi nuk është anëtarësuar, por ka shkuar për të parë. Mali i Zi ka një kompozim ku një pjesë e popullsisë është serbofile apo serbe në fakt”

Ndani këtë artikull