Ad imageAd image

Sanksionet e SHBA-ve në Veri të Kosovës/ Pjesë e grupit kriminal edhe nënkryetari i Listës Serbe

1 min lexim

 

Pjesë e grupit kriminal që vepron në Veri të Kosovës, të cilit iu vendosën sot sanksione nga SHBA është edhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç.

Në njoftim thuhet se grupi është përfshirë në një skemë të gjerë ryshfeti me zyrtarë të sigurisë në Kosovë dhe Serbi, për të lehtësuar trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në listën e targetuar nga Departamenti i Thesarit përfshihen shumë kompani në Serbi dhe Kosovë, që janë të lidhur me pjesëtarët e grupit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Zvonko Veselinoviç dhe grupi i tij u akuzuan nën dyshimet për përfshirjen në vrasjen e politikanit lokal serb, Oliver Ivanoviç, në janar të vitit 2018.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se sanksionet janë në përputhje me qëllimet e Samitit për Demokracinë që mbahet këtë javë nën organizimin e presidentit amerikan, Joe Biden.

 

Ndani këtë artikull