Ad imageAd image

Skandali/ Veliaj u jep tender vëllezërve Hysa, të arrestuar për vjedhje (Dokumentat)

3 min lexim

Një skandal ka përfshirë Bashkinë e Tiranës, me një tender të zhvilluar sëfundmi. Dokumentat e siguruara nga Tpz.al, zbulojnë se Erion Veliaj ka zhvilluar një tender për ndërtimin e një rruge dytësore në kryeqytet, dhe ku fitues ka shpallur një kompani, pronarët e së cilës ndodhen në burg për veprën penale të vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën.

Pak javë më parë, prokuroria urdhëroi arrestimin e dy vëllezërve Agron dhe Kujtim Hysa, pronarët e firmës “Vëllezërit Hysa”. Ata akuzohen se nuk kanë ndërtuar rrugën e Gjinarit, në rrugën Tiranë – Elbasan, ndërsa janë arrestuar sëbashku me dy ish drejtor të ARRSH-së, Andi Toma dhe Dashamir Xhika. Por, pak ditë më parë, Bashkia e Tiranës ka shpallur fituese këtë firmë në një tender të zhvilluar prej saj.

Janë pikërisht “Vëllezerit Hysa”, ku bashkë me dy operatorë të tjerë kanë marrë përsipër ndërtimin e rrugëve “Migjeni dhe Kadri Roshi” në Njësinë Administrative Kashar të Bashkisë së Tiranës.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në dokumente thuhet se fondi limit është 269.803.741 lekë lekë pa TVSH (të vjetra), me burim financimi nga buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2018. Mësohet se kohëzgjatja e kontratës është tetë muaj kalendarike duke nisur nga dita e lidhjes së kontratës.

Sipas akuzëssë  prokurorisë, dy vllezërit Agron dhe Kujtim Hysa që administrojnë kompaninë “Vllezërit Hysa” kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” te kryer në bashkëpunim.  Ata janë fitues të procedurës së prokurimit publik të zhvilluar nga DPRR-ja në datën 2 dhjetor 2008, për objektin “Sistemim Asfaltim rruga e Gjinarit” është shpallur bashkimi i operatorëve ekonomikë “Arifaj” shp.k 90 % dhe “Vëllezërit Hysa” sh.p.k 10 %.

Shuma totale e fondeve publike të dhëna nga buxheti i shtetit për realizimin e punimeve në këtë objekt ishte 499,525,926 lekë. Sipas shkresave dhe urdhër-shpenzimeve të nënshkruara nga dy ish-Drejtorët e Përgjithshëm të ARRSH-së Andi Toma dhe Dashamir Xhika, rezulton se 111,468,727 lekë kanë kaluar drejtpërdrejtë në llogarinë bankare të shoqërisë “Vëllezërit Hysa” sh.p.k, ndërsa pjesa tjetër e fondeve kanë kaluar në llogarinë bankare të shoqërisë “Arifaj” sh.p.k.

Aktualisht, jemi në një kohë kur Vettingu po jepet efektet e para në sistemin e drejtësisë, por ndoshta ka ardhur koha që ky sistem pastrimi, duhet të shtrihet edhe në zyrtarët lokal dhe qeveritar, për mënyrën sesi i shpërdorojnë fondet publike, taksat e shqiptarëve.

OKO-OK.jpg

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull