Ad imageAd image

Xhaferllarit i caktohet zyrë/ A është ky ‘sugjerimi’ i huaj për betimet?

1 min lexim

Mëngjesin e sotëm, në godinën e Gjykatës Kushtetuese u paraqitën për të nisur punën Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari.

Asnjëra nuk pranoi të flasë për median, ndërkohë që një ditë më parë Vorpsi u betua tek noterja, kurse Xhaferllari në Presidencë.

Por a mund të pranohet kjo mënyrë betimi e Vorpsit? Burime nga mazhoranca i thanë A2 se procedura është rakorduar me partnerët ndërkombëtarë dhe mbështetet në një rekomandim të Komisionit të Venecias, që i cilëson betimet si akte të thjeshta ceremoniale.

- reklamë -
Ad imageAd image

Nga ana tjetër, Fax News raporton se Vorpsi ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese për shkak se ajo ka aty një zyrë si këshilltare ligjore.

Kurse Xhaferllarit i është caktuar një zyrë, makina dhe pritet të nisë përllogaritja e pagës.

Ndani këtë artikull