Ad imageAd image

Dalin pamjet e aksidentit të frikshëm, momentet kur aktori Clooney fluturon në ajër (VIDEO)

1 min lexim

Aktori i njohur George Clooney është përfshirë në një aksident të rëndë teksa ishte duke udhëtuar me një motor në Sardenja të Italisë ku ndodhet për xhirimet e një filmi.

Edhe pse përplasja ka qenë e fortë, fatmirësisht aktori hollivudian 52-vjeçar ka shpëtuar mrekullisht.

Mediat italiane kanë publikuar edhe videon e momenteve të përplasjes.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në pamje duket që Clooney ecën pa u ndalur edhe pse në krahun e kundërt ishte një automjet që po tentonte të kthej në të majtë në një rrugë tjetër.

Në ato momente, motori që drejtohej nga Clooney u përplas me forcë dhe ai fluturoi në ajër.

Ai u transportua me urgjencë në spital nga ku raportohet se ka pësuar disa lëndime. Të paktën 20 ditë ai duhet t’i nënshtrohet trajtimeve mjekësore.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull