Xhensila Myrtezaj është ndjerë nostalgjike sot dhe ka publikuar një foto familjare!
Këngëtarja shqiptare nuk e ka prezantuar kurrë të atin në publik, por sot ka thyer rregullin e saj dhe ka publikuar një foto të prindërve.
Në të shfaqen babai dhe nëna shtatzënë me Xhensilën, një muaj para se të lindte dhe dy gjyshërit e këngëtares:
Mamin e Xhensilës e kemi parë shpesh nëpër postimet e saj, ku nuk kanë munguar dedikimet e dashurisë.
Por të atin e këngëtares nuk e kemi parë asnjëherë, dhe kjo ka qenë zgjedhja e vetë këngëtares.
Nuk e dimë ende nëse kjo zgjedhje e këngëtares lidhet me raportin e saj me të atin!
Gjithsesi nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shijojmë këtë foto të këndshme familjare!