Ad imageAd image

Një tjetër shqiptar ka shkelur tapetin e kuq të MTV EMAs

1 min lexim

Mbrëmë u mbajt nata e gala e ndarjes së çmimeve muzikore MTV EMAs dhe gjithë vëmendja e medias ishte aty. Mes artistëve të njohur që ishin të pranishëm, ra në sy Bebe Rexha dhe Dua Lipa e cila fitoi një çmim. Por dy këngëtaret me famë botërore nuk ishin shqiptaret e vetme në mbrëmjen e veçantë.

Edhe Ermal Meta parakaloi në tapetin e kuq i veshur me një kostum nga Dolce & Gabbana. Pamja e tij u komentua si një nga më elegantet. Ermali ishte ambasador i MTV Itali së bashku me Yuri Gordon.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull