Ad imageAd image

Champions League/ Ja çfarë pritet nga takimi i parë gjysmëfinale

1 min lexim

“Champions league” rikthehet ditën e nesërme me ndeshjen e parë gjysmëfinale.

Takimi i parë do të zhvillohet midis ekipit anglez të Liverpulit dhe atij italian të Romës.

Anglezët vijnë në këtë ndeshje pas dy fitoreve me Man. City me rezultatet 3-0 dhe 2-1 me dëshirën e  zjarrtë për të arritur në finalet e kampionëve dhe për të marrë kupën.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërsa, italianët pas përmbysjes që i bën Barcelonës me rezultatin 3-0 janë akoma më të uritur për fitoren e radhës.

Plot emocione pritet të jetë takimi i kësaj gjysmëfinaleje, që do të zhvillohet në orën 8:45.

Ndeshja e radhës, ajo midis Real Madrid-it dhe Bajren-it do të mbahet një ditë më pas në po të njëjtin orar.

Ndani këtë artikull