Ad imageAd image

Darmian, gati për Juventusin

1 min lexim

Matteo Darmian do t’i bashkohet Juventusit, Man Unitedi ka aprovuar diçka të tillë.

Sipas “Tuttosport”, Manchester United i ka dhënë dritën e gjelbër Matteo Darmianit për t’u transferuar gjatë verës në Juventus, transmeton Gazeta Express.

Kjo e përditshme raporton nga burime të sigurta se Darmian i ka dërguar mesazhe drejtuesve të “Zonjës e Vjetër” se është shumë i lumtur për këtë lëvizje.

- reklamë -
Ad imageAd image

Hapi i radhës është që drejtori gjeneral, Beppe Marotta, të finalizojë gjithçka në negociatat me Manchester United për çmimin e transferimit.

28 vjeçari ka kontratë me klubin nga Old Trafford deri në qershor të vitit 2019, por ka dështuar të bindë Jose Mourinhon për një vend në formacion.

Manchester United e bleu Darmianin nga Torino për 18 milionë euro më 2015.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull