Ad imageAd image

Ferrari gabon në garën e Kinës, Ricciardo fitoi vendin e parë

1 min lexim

Në ditën kur pritej që Ferrari të jepte konfirmimin në garën me 56 xhiro në Kinë, u përmbys gjithçka.

Gara e sotme u fitua nga Red Bull me një strategji për t’u admiruar.

Ferrari dha shenja pasigurie që në nisje të garës, megjithëse Vettel mbajti vendin e parë nga Raikkonen por më pas u parakalua nga të gjithë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ferrari i Vettel, që u fut pas Bottas, bëri një shërbim të ngadaltë dhe Bottas mori kryesimin e garës.

Një aksident në xhiron e 31 mes dy makinave Toro Rosso i dha mundësinë Red Bullit të kryejë një pit stop të shpejtë, me të dyja makinat dhe gomat me shiritin e verdhë funksionuan.

Ricciardo përfitoi nga situata, i cili falë edhe gomave parakaloi edhe Vettel e Bottas, duke marrë kryesimin.

Ricciardo fitoi Çmimin e Madh të Kinës duke lënë pas Bottas e Raikkonen.

Hamilton e mbylli në vendin e pestë, ndërsa Vettel në vendin e 8, i parakaluar edhe nga Alonso.

Ndani këtë artikull