Ad imageAd image

Ja kush do të jetë trajneri i ri i Bayren

1 min lexim

Bayren Munchen ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Drejtori sportiv i klubit bavarez, Hasan Salihamidzic ka njoftuar se Kovac do të nisë punën në datën 1 korrik.

Ish-futbollisti kroat, i cili aktualisht është trajneri i Eintracht Frankfurt, do të zëvendësojë në stolin e Bayern veteranin Jupp Heynckes dhe do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me klubin gjerman.

 Kovac ka qenë gjithashtu lojtar i skuadrës më të madhe gjermane në periudhën 2001-2003.

- reklamë -
Ad imageAd image

Edhe pse e nisi punën me një skuadër në zonën e rënies nga kategoria, sezonin e fundit e mbylli në vendin e 11. Momentalisht, Frankfurt është në vendin e 5 në kampionat, vetëm 2 pikë larg zonës së Champions.

Ndani këtë artikull