Ad imageAd image

Mundësia e dytë për Kukësin, pas eliminimit nga “Championsi” vijon në “Europa League”

1 min lexim

Kukësi u eliminua sonte nga “Champions League” por me rregullat e reja do të vazhdojë aventurën në kompeticionet europiane.

Skuadra verilindore do të marrë pjesë tani në “Europa League”, më saktë në turin e tretë dhe do të ndeshet me fituesin e çiftit Torpedo Kutaisi-Vikingur.

Në ndeshjen e parë skuadra gjeorgjiane ka fituar 3-0 kundër Vikingur, por nesër do të vendoset gjithçka sa i përket këtij dueli, në sfidën e kthimit që do zhvillohet në Finlandë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Edhe Torpedo Kutaisi ka qenë pjesë e eliminatoreve të “Champions League”, por u eliminua në turin e parë nga Sheriff Tiraspol.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull