Ad imageAd image

Probleme për Ronaldinjon, i bllokojnë pasaportën dhe 57 pasuri të patundshme

1 min lexim

Ish-lojtari i Barcelonës, Milanit e kombëtares braziliane të futbollit, Ronaldinjo, është në telashe.

Atij i është marrë pasaporta duke i ndaluar largimin jashtë vendit për shkak të një gjobe të papaguar prej 2 milionë eurosh.

Bëhet fjalë për një problem me një ndërtim në pronësi të tij, të ndërtuar nga kompania e të vëllait, ‘Reno Construcoes e Incorporacoes’, në pronësi të Roberto de Asiss Moreira.

- reklamë -
Ad imageAd image

Sipas avokatit, të lojtarit, pak kohë më parë, Ronaldinjo kishte arritur një marrëveshje për ta paguar gjobën me këste por nuk ka paguar ende asgjë.

Për këtë arsye i është bllokuar pasaporta si dhe i janë sekuestruar 57 pasuri të patundshme vitet e fundit.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull