Ad imageAd image

Ronaldo tregon se çdo të bëhet i biri kur të rritet

1 min lexim

Cristiano Ronaldo u transferua te Juventusi këtë verë duke u bërë një nga blerjet më të bujshme në Seria A.

Tashmë Ronaldo është emëruar ambasador i DAZN Italia, një kompani për transmetimin e ndeshjeve sportive.

Vetë portugezi ka dalë në një intervistë për transmetuesin më të ri të Serisë A, duke thënë se synimi është që të triumfojnë në Champions.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ronaldo ka folur edhe për të birin, Ronaldo Junior, duke thënë se është i bindur që edhe ai do të ketë një të ardhme të ndritur në futboll.

“Ai është si unë, nuk i pëlqen aspak të humbasë dhe ka shumë shpirt gare. Jam i sigurt se do të bëhet një futbollist i madh, si unë”, deklaroi CR7.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull