Ad imageAd image

Sponsori i Barcelonës e dërgon Iniestën në Japoni… Podolski e mirëpret

1 min lexim

Gazeta gjermane “Express” e vendos Andrés Iniesta në rrugën e transferimit te japonezët e Vissel Kobe, në mënyrë të menjëhershme.

Sipas gazetës në fjalë ekziston një marrëveshje midis të dyja palëve, për të cilën “manchego” do të marrë 15 milionë euro neto për sezon.

 

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Nëse operacioni konfirmohet, Iniesta do të përkojë në Japoni në të njëjtin ekip me Lukas Podolski, gjermanin, i cili është i kënaqur me mundësinë e ndarjes së dhomës së zhveshjes me Iniesta.

“Iniesta është një lojtar i shkëlqyer, i shumëdëshiruar nga të gjitha skuadrat. Ai mund të prekë hartën me gishtin e tij dhe do të ishte i mirëpritur kudo në botë, – thotë Podolski. – Nëse vjen këtu në Japoni, që do të ishte diçka e madhe.

Të luash me lojtarë si ai, është një nxitje e madhe. Duke e pasur atë si shok grupi, do të jetë e mrekullueshme për mua”.

Informacioni në fjalë tregon se operacioni do të kryhet falë Hiroshi Mikitani, pronar i “Rakuten”, i cili, gjithashtu, zotëron klubin japonez.

“Rakuten” është sponsori kryesor i Barcelonës dhe përmes kësaj marrëdhënieje erdhi mundësia e bindjes së Iniesta për ta vazhduar karrierën e tij në futbollin japonez./telesport/

Ndani këtë artikull