Ad imageAd image

Pak metra larg vdekjes… fotografi sfidon llavën e vullkanit në Hawaii

1 min lexim

Një burrë i veshur me pantallona të shkurtra dhe sandale është parë duke shkrepur fotografi të “detit” të llavës që ka përfshirë zonën e gjelbëruar në Puna të Hawait.

 

 

- reklamë -
Ad imageAd image

Derdhja e llavës nëpër zonën e gjelbëruar ka bërë që një person të lëndojë këmbën, ndërsa autori i fotografive të publikuara më poshtë është bërë hit në internet për guximin dhe dashurinë e madhe për fotografinë që të realizojë diçka artistike.

Ai ka rrezikuar jetën që të realizojë një set fotografik me të cilin ka dokumentuar rrezikun dhe dëmet që po i shkakton llava e vullkanit Kileauea.

Llava është zgjeruar në 24 kilometra dhe është duke u derdhur në oqean në pjesën jugore të gjirit.

Shpërthimi i vullkanit Kilauea në Havai është bërë edhe më i rrezikshëm, pasi shkrirja e gurëve dhe llavës në oqean ka bërë që të lirohen gazrat që janë shpërndarë në ajër dhe re të zeza.

Ndani këtë artikull