kthesa Archives - 55 News https://55news.al/tag/kthesa/ Fri, 28 Dec 2018 09:21:51 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png kthesa Archives - 55 News https://55news.al/tag/kthesa/ 32 32 Kthesa e papritur e Euros, zhvlerëson ndjeshëm Lekun – Dollari dhe Paundi e mbyllin javën në rënie https://55news.al/aktualitet/kthesa-e-papritur-e-euros-zhvlereson-ndjeshem-lekun-dollari-dhe-paundi-e-mbyllin-javen-ne-renie/ Fri, 28 Dec 2018 09:21:51 +0000 https://new.55news.al/?p=76894 Euro ka shënuar një kthesë ta papritur ditën e premte, pas luhatjeve të herëpashershme gjatë gjithë këtij muaji. Valuta e eurozonës është forcuar e plot 0.5 lekë për njësi kundrejt monedhës kombëtare, duke u ngjitur në kuotën e 123 lekëve. Ndërkohë, situata nuk paraqitet pozitive për dollarin amerikan dhe paundin britanik. Valuta amerikane ka regjistruar […]

The post Kthesa e papritur e Euros, zhvlerëson ndjeshëm Lekun – Dollari dhe Paundi e mbyllin javën në rënie appeared first on 55 News.

]]>
Euro ka shënuar një kthesë ta papritur ditën e premte, pas luhatjeve të herëpashershme gjatë gjithë këtij muaji. Valuta e eurozonës është forcuar e plot 0.5 lekë për njësi kundrejt monedhës kombëtare, duke u ngjitur në kuotën e 123 lekëve.

Ndërkohë, situata nuk paraqitet pozitive për dollarin amerikan dhe paundin britanik. Valuta amerikane ka regjistruar një rënie me 0.2 lekë për njësi dhe këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 107.3 lekë në blerje dhe 108.3 lekë në shitje.

Ndërsa ka ndjekur të njëjtin trend rënës, sterlina është zhvlerësuar minimalisht me 0.3 lekë për njësi. Monedha britanike këmbehet sot për 135.7 lekë në blerje dhe 136.5 lekë në shitje.

Sa i takon valutave të tjera, dollari australian nuk ka regjistruar luhatje gjatë ditës së premte, ndërkohë dollari kanadez ka regjistruar një rënie të lehtë me 0.3 lekë për njësi.

Ndërsa, e ka mbyllur javën me një rritje të madhe franga zvicerane, e cila është forcuar me plot 0.6 lekë për njësi kundrejt monedhës kombëtare, lekut, duke u ngjitur kështu në kuotën e 108.8 lekëve.

The post Kthesa e papritur e Euros, zhvlerëson ndjeshëm Lekun – Dollari dhe Paundi e mbyllin javën në rënie appeared first on 55 News.

]]>
Kthesa e Seehofer: “Myslimanët janë pjesë e Gjermanisë” https://55news.al/globi/kthesa-e-seehofer-myslimanet-jane-pjese-e-gjermanise/ Thu, 29 Nov 2018 14:01:13 +0000 https://new.55news.al/?p=70828 Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer deklaroi se “myslimanët janë pjesë e Gjermanisë”, gjatë ditës së parë të Konferencës së Islamit në Gjermani. Deklaratën e mnistrit kristiansocial të Punëve të Brendëshme Horst Seehofer, se  “myslimanët janë pjesë e Gjermanisë” disa e konsideruan një kthesë 360 gradë, ndërsa disa të tjerë e panë në një këndvështrim më […]

The post Kthesa e Seehofer: “Myslimanët janë pjesë e Gjermanisë” appeared first on 55 News.

]]>
Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer deklaroi se “myslimanët janë pjesë e Gjermanisë”, gjatë ditës së parë të Konferencës së Islamit në Gjermani.

Deklaratën e mnistrit kristiansocial të Punëve të Brendëshme Horst Seehofer, se  “myslimanët janë pjesë e Gjermanisë” disa e konsideruan një kthesë 360 gradë, ndërsa disa të tjerë e panë në një këndvështrim më pak dramatik.

Horst Seehofer u shpreh gjatë së mërkurës (28.11)në Berlin se “myslimanët i përkasin Gjermanisë”, teksa drejtoi Konferencën e katërt Islame Gjermane (DIK). Deklaratat e tij tërhoqën vëmendje të veçantë, duke pasur parasysh deklaratat e së shkuarës të Seehofer, kur thoshte se “Islami nuk është pjesë e Gjermanisë”.
Në deklaratat e fundit Seehofer tha se “myslimanët kanë të njëjtat të drejta dhe detyrime si të gjithë qytetarët e këtij vendi”. “Nuk mund të ketë dyshime rreth kësaj çështjeje”, tha ai. Seehofer, i cili u la mënjanë si udhëheqës i Unionit Kristian Social (CSU) në Bavari, ngjalli debate gjatë muajit mars, kur deklaroi se “Islami nuk i përket Gjermanisë” dhe se “Gjermania është formësuar nga Krishterimi”.

Gjithësesi, edhe gjatë asaj interviste aq të lexuar të muajit mars dhënë për “Bild”, Seehofer pati deklaruar se: “myslimanët që jetojnë këtu janë pjesë natyrale e Gjermanisë. Kjo, sigurisht që nuk nënkupton se ne do të heqim dorë nga traditat dhe zakonet e veçanta të vendit tonë kundrejt deklarimeve false”. Këto komente nxitën kritika të ashpra ndaj Seehofer, dhe shumë menduan se deklaratat e fundit u bënë për të zbutur ato të mëparshmet.
Konferenca Islame Gjermane, e cila për herë të parë u mbajt në vitin 2006 nga ish-ministri i Brendshëm Wolfgang Schäuble, mbledh së bashku myslimanë gjermanë dhe zyrtarë të qeverive të landeve dhe të asaj federale. Qëllimi i kësaj Konference është të përmirësojë pjesëmarrjen fetare dhe shoqërore të myslimanëve në Gjermani dhe të zhvillojë më tej dialogun mes përfaqësuesve shtetërore dhe organizatave Islamike.
Këtë vit, Seehofer bëri disa ndryshime në këtë organizim, duke ftuar përveç organizatave Islamike, më shumë teologë dhe shkencëtarë liberalë. Disa prej të ftuarve të tij kanë qenë kritikë ndaj këtyre organizimeve, për shkak të qasjes së tyre konservatore ndaj Islamit. Gjatë viteve të fundit, Konferenca ka trajtuar çështje si edukimi fetar dhe kujdesi pastoral Islam. Fokusi i këtij viti do të përqendrohet tek ndikimi i jashtëm në xhamitë gjermane dhe komunitetet myslimane, por edhe tek roli i teologjisë Islame në universitetet gjermane. Diskutimet do të vijojnë deri të enjten (29.11). DW

The post Kthesa e Seehofer: “Myslimanët janë pjesë e Gjermanisë” appeared first on 55 News.

]]>
Sot nisin punimet në aksin rrugor Kthesa e Rinasit deri në Fushë Krujë – Si devijohet trafiku https://55news.al/aktualitet/sot-nisin-punimet-ne-aksin-rrugor-kthesa-e-rinasit-deri-ne-fushe-kruje-si-devijohet-trafiku/ Tue, 16 Oct 2018 05:13:55 +0000 https://new.55news.al/?p=58229 Sot do të nis faza e dytë e punimeve për rehabilitimin e segmentit Vorë – Kthesa e Rinasit – Fushë Krujë. Ndërhyrja do të kryhet në segmentin rrugor nga Kthesa e Rinasit deri në Fushë Krujë. Segmenti i sipërcituar do të jetë i bllokuar për të gjitha mjetet gjatë periudhës së kryerjes së punimeve. ARRSH […]

The post Sot nisin punimet në aksin rrugor Kthesa e Rinasit deri në Fushë Krujë – Si devijohet trafiku appeared first on 55 News.

]]>
Sot do të nis faza e dytë e punimeve për rehabilitimin e segmentit Vorë – Kthesa e Rinasit – Fushë Krujë. Ndërhyrja do të kryhet në segmentin rrugor nga Kthesa e Rinasit deri në Fushë Krujë.

Segmenti i sipërcituar do të jetë i bllokuar për të gjitha mjetet gjatë periudhës së kryerjes së punimeve. ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze sinjalistikën provizore të vendosur dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren.

Automjetet e vogla rezident të zonës mund të vazhdojnë të përdorin segmentin rrugor nga kthesa e Rinasit deri në Fushë Krujë.

Mjetet e transportit të mallrave/kamionët që udhëtojnë nga Shkodra, Lezha në segmentin Milot – Fushë Krujë në drejtim të Tiranës dhe Durrësit duhet të ndjekin drejtimin të Kamzës dhe të vazhdojnë udhëtimin nëpërmjet Autostradës, e cila është e aksesueshme nga ana e Vorës.

Mjetet mund te aksesojnë Doganën vetëm nëpërmjet segmentin rrugor Vorë – Dogana e Tiranës për të kryer shërbimet Doganore dhe të kthehen përsëri në drejtim të Vorës.

Rruga është e hapur gjithashtu për të gjitha automjetet që duan të kryejnë shërbimet e Kontrollit Periodik në qendrën SGS vetëm nëpërmjet drejtimit të Fushë Krujës.

Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

The post Sot nisin punimet në aksin rrugor Kthesa e Rinasit deri në Fushë Krujë – Si devijohet trafiku appeared first on 55 News.

]]>
Nisin punimet te kthesa e Prezës-Rinas, devijohet qarkullimi https://55news.al/aktualitet/nisin-punimet-te-kthesa-e-prezes-rinas-devijohet-qarkullimi/ Mon, 17 Sep 2018 14:32:17 +0000 https://new.55news.al/?p=49863 Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e qarkullimit rrugor njoftojnë në një deklaratë të përbashkët për nisjen e punimeve në një tjetër aks, çka do të sjellë devijim të lëvizjes. Në njoftimin e ARSH-së dhe Policisë bëhet e ditur se duke filluar nga data 18 shtator 2018 do fillojnë punimet e rehabilitimit edhe në segmentin nga […]

The post Nisin punimet te kthesa e Prezës-Rinas, devijohet qarkullimi appeared first on 55 News.

]]>
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e qarkullimit rrugor njoftojnë në një deklaratë të përbashkët për nisjen e punimeve në një tjetër aks, çka do të sjellë devijim të lëvizjes.

Në njoftimin e ARSH-së dhe Policisë bëhet e ditur se duke filluar nga data 18 shtator 2018 do fillojnë punimet e rehabilitimit edhe në segmentin nga kthesa e Prezës deri në kthesën Rinas në aksin rrugor Vorë – Fushë Krujë. Për këtë arsye, ky segment rrugor do të jetë i bllokuar për trafikun në një gjatësi prej 3,340 ml.

Për këtë arsye mjetet që udhëtojnë nga veriu në segmentin Shkodër – Milot – Fushë Krujë në drejtim të Tiranës dhe Durrësit duhet të vazhdojnë udhëtimin në drejtim të Kamzës në kryqëzimin e Fushë Krujës.

ARRSH dhe Policia deklarojnë se automjetet e vogla mund të kthehen për në Rinas dhe Ahmetaq në drejtimin Fushë Krujë – Rinas.

Dogana e Tiranës është e aksesueshme për të gjitha llojet e mjeteve nga ana e Vorës

The post Nisin punimet te kthesa e Prezës-Rinas, devijohet qarkullimi appeared first on 55 News.

]]>