vellai Archives - 55 News https://55news.al/tag/vellai/ Tue, 22 Jan 2019 13:41:11 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png vellai Archives - 55 News https://55news.al/tag/vellai/ 32 32 Drejtori i ri i Portit të Durrësit, vëllai i Igli Tares, në rrjetën e Antimafias italiane https://55news.al/politike/drejtori-i-ri-i-portit-te-durresit-vellai-i-igli-tares-ne-rrjeten-e-antimafias-italiane/ Tue, 22 Jan 2019 13:41:11 +0000 https://new.55news.al/?p=81322 Menjëherë pas shkarkimit të Afrim Bakajt nga posti i drejtorit i portit të Durrësit, është gjetur dhe zëvendësi i tij, ai do të jetë Agron Tare, i njohur ndryshe dhe me emrin Genti. Agron Tare nuk është një emër i panjohur pasi ai ka pasur së fundit detyrën e rëndësishme si konsull i Shqipërisë në […]

The post Drejtori i ri i Portit të Durrësit, vëllai i Igli Tares, në rrjetën e Antimafias italiane appeared first on 55 News.

]]>
Menjëherë pas shkarkimit të Afrim Bakajt nga posti i drejtorit i portit të Durrësit, është gjetur dhe zëvendësi i tij, ai do të jetë Agron Tare, i njohur ndryshe dhe me emrin Genti.

Agron Tare nuk është një emër i panjohur pasi ai ka pasur së fundit detyrën e rëndësishme si konsull i Shqipërisë në Stamboll, dhe njëherësh është vëllai i Igli dhe Auron Tares.

Emri i tij është përmendur dhe në hetimet e antimafias italiane për kompanitë e basteve sportive që operojnë në Shqipëri dhe jo vetëm.

Hetimet mbi një grup kriminal italian të basteve ilegale nxorën një mafioz që negocionte me vëllanë e ish-kapitenit të kombëtares për t’i blerë aksionet e kompanisë.

Megjithatë drejtësia italiane nuk ka ngritur asnjë akuzë.

E megjithatë kjo nuk e ka penguar Edi Ramën dhe Belinda Ballukun që ta emërojnë në postin e rëndësishëm.

 

The post Drejtori i ri i Portit të Durrësit, vëllai i Igli Tares, në rrjetën e Antimafias italiane appeared first on 55 News.

]]>
Kosovë/ Vëllai i Hashim Thaçit akuzohet për dhunë fizike ndaj dy personave https://55news.al/bota-shqiptare/kosove-vellai-i-hashim-thacit-akuzohet-per-dhune-fizike-ndaj-dy-personave/ Wed, 24 Oct 2018 14:27:15 +0000 https://new.55news.al/?p=60803 Policia e rajonit të Prishtinës konfirmoi për Kosova Press për një rrahje që ka ndodhur sot rreth mesditës e ku mediat kanë raportuar se është i përfshirë vëllai i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Gani Thaçi. “Sot rreth orës 12:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën ‘Lidhja e Pejës’ në Prishtinë, ka ndodhur një […]

The post Kosovë/ Vëllai i Hashim Thaçit akuzohet për dhunë fizike ndaj dy personave appeared first on 55 News.

]]>
Policia e rajonit të Prishtinës konfirmoi për Kosova Press për një rrahje që ka ndodhur sot rreth mesditës e ku mediat kanë raportuar se është i përfshirë vëllai i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Gani Thaçi.

“Sot rreth orës 12:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën ‘Lidhja e Pejës’ në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike mes tre personave. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore të cilat konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes, po ndërmarrin veprimet e mëtutjeshme hetimore e procedurale”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Mediat kanë raportuar se vëllai i presidentit Gani Thaçi ka rrahur fizikisht dy persona brenda zyrës së Byrosë së Sigurime, drejtorin e BKS-së Blerim Pushkollin dhe drejtorin e kompanisë së sigurimeve “Illyria Insurance”, sllovenin Gianni Sokoliq.

The post Kosovë/ Vëllai i Hashim Thaçit akuzohet për dhunë fizike ndaj dy personave appeared first on 55 News.

]]>
Lihet në burg vëllai i ish-deputetit të PS https://55news.al/aktualitet/lihet-ne-burg-vellai-i-ish-deputetit-te-ps/ Mon, 22 Oct 2018 12:05:40 +0000 https://new.55news.al/?p=60084 I arrestuar pak para pak ditësh dhe i mbajtur i fshehur nga policia, Altin Isarai është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. Altin Isarai është vëllai i drejtorit aktual të transportit rrugor shqiptar, Arben Isaraj, i cili ka qenë edhe deputet i PS. Altin Isaraj u arrestua nga policia e kryeqytetit gjatë operacionit të […]

The post Lihet në burg vëllai i ish-deputetit të PS appeared first on 55 News.

]]>
I arrestuar pak para pak ditësh dhe i mbajtur i fshehur nga policia, Altin Isarai është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.

Altin Isarai është vëllai i drejtorit aktual të transportit rrugor shqiptar, Arben Isaraj, i cili ka qenë edhe deputet i PS.

Altin Isaraj u arrestua nga policia e kryeqytetit gjatë operacionit të arrestimeve të fundjavës.

47-vjeçari është arrestuar për ‘trafikim të armëve dhe municioneve” dhe shpërndarje të lëndëve narkotike’.

‘Më datë 20.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. I. vjeç 47, banues në Tiranë, për veprat penale parashikuar nga nenet 283/1 e 278/1 të Kodit Penal’, informoi shkurt policia e Tiranës.

Policia reagoi vetëm pas denoncimit të gazetari Basir Çollaku i cili shkruajti se policia po e mban të fshehur, me qëllim që Gjykata më pas të vendose vetëm detyrim paraqitje për të.

Lihet në burg vëllai i ish-deputetit të PS

I arrestuar pak para pak ditësh dhe i mbajtur i fshehur nga policia, Altin Isarai është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.

Altin Isarai është vëllai i drejtorit aktual të transportit rrugor shqiptar, Arben Isaraj, i cili ka qenë edhe deputet i PS.

Altin Isaraj u arrestua nga policia e kryeqytetit gjatë operacionit të arrestimeve të fundjavës.

47-vjeçari është arrestuar për ‘trafikim të armëve dhe municioneve” dhe shpërndarje të lëndëve narkotike’.

‘Më datë 20.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. I. vjeç 47, banues në Tiranë, për veprat penale parashikuar nga nenet 283/1 e 278/1 të Kodit Penal’, informoi shkurt policia e Tiranës.

Policia reagoi vetëm pas denoncimit të gazetari Basir Çollaku i cili shkruajti se policia po e mban të fshehur, me qëllim që Gjykata më pas të vendose vetëm detyrim paraqitje për të.

The post Lihet në burg vëllai i ish-deputetit të PS appeared first on 55 News.

]]>
I vëllai mbështet Cristiano Ronaldo-n pas akuzave për përdhunim https://55news.al/sport/i-vellai-mbeshtet-cristiano-ronaldo-n-pas-akuzave-per-perdhunim/ Mon, 22 Oct 2018 08:46:18 +0000 https://new.55news.al/?p=60016 Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo po kalon një periudhë të trazuar, pas kalimit të tij te Juventusi.  Ndërsa portugezi nga dita në ditë po përshtatet me futbollin italian, përqendrimi i tij ka pësuar luhatje për shkak të akuzave që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Modelja amerikane Kathryn Mayorga e akuzon atë se e […]

The post I vëllai mbështet Cristiano Ronaldo-n pas akuzave për përdhunim appeared first on 55 News.

]]>
Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo po kalon një periudhë të trazuar, pas kalimit të tij te Juventusi.  Ndërsa portugezi nga dita në ditë po përshtatet me futbollin italian, përqendrimi i tij ka pësuar luhatje për shkak të akuzave që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Modelja amerikane Kathryn Mayorga e akuzon atë se e përdhunoi në vitin 2009 dhe më pas e pagoi që t’i blinte heshtjen. Por i vëllai i sulmuesit, Hugo Aveiro deklaroi se asgjë nuk është e vërtetë.

Në vendlindjen e tij, ishullin e Madeiras, Ronaldo është një hero dhe se të gjithë banorët do t’i qëndrojnë afër për ta mbështetur. Edhe CR7 ka hedhur poshtë me forcë akuzat për përdhunim dhe ai i konsideron ato thjesht si lajme false të shpërndara nga Facebook.

“Vëllai im është një hero këtu në Madeira. Ka mjaft ndikim, pasi ka bërë shumë për këtë ishull. Rreth gjysmë milioni njerëz vijnë këtu për të parë muzeun e tij çdo vit. Vëllai zakonisht vjen për Vitin e ri, pasi përkon edhe me ditëlindjen e nënës tonë.

Hidhen shumë fishekzjarrë, edhe pse këtë vit, ai edhe mund të mos jetë këtu, por në Dubai.

Njerëzit e mbrojnë sepse çdokush e njeh. Mediet vendase vetëm shkruajnë gjëra të mira dhe njerëzit do t’i ketë nga pas. Ai është ikonë në Madeira”, u shpreh 43-vjeçari, i cili edhe menaxhon muzën CR7. Ai në fund e bëri të qartë “këto pretendime janë idiotllëqe”.

The post I vëllai mbështet Cristiano Ronaldo-n pas akuzave për përdhunim appeared first on 55 News.

]]>
U kap me mina e telekomandë në makine, lihet në burg vëllai i Alketa Vejsiut https://55news.al/aktualitet/u-kap-me-mina-e-telekomande-ne-makine-lihet-ne-burg-vellai-i-alketa-vejsiut/ Tue, 02 Oct 2018 11:54:31 +0000 https://new.55news.al/?p=54224 Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Endrit Vejsiun, vëllanë e moderatores Alketa Vejsiu, i cili u kap me 4 mina dhe droge në automjetin e tij dy ditë më parë në aksin rrugor Lezhë-Laç pranë kryqëzimit të Shënkollit. Operacioni i koduar “Telekomanda” u ndërmor të dielën e 30 shtatorit. Policia e Lezhës sqaroi atëherë […]

The post U kap me mina e telekomandë në makine, lihet në burg vëllai i Alketa Vejsiut appeared first on 55 News.

]]>
Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Endrit Vejsiun, vëllanë e moderatores Alketa Vejsiu, i cili u kap me 4 mina dhe droge në automjetin e tij dy ditë më parë në aksin rrugor Lezhë-Laç pranë kryqëzimit të Shënkollit.

Operacioni i koduar “Telekomanda” u ndërmor të dielën e 30 shtatorit. Policia e Lezhës sqaroi atëherë se i riu nga Tirana udhëtonte me një mjet tip “Opel” në aksin rrugor Milot – Lezhë, ku u ndalua pranë kryqëzimit të Shënkollit.

Minat ishin të fshehura në gomën  rezervë.

“Ato ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban, të dyshuara lëndë plasëse e llojit TNT. Gjithashtu u gjetën edhe rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje”, sqaroi shefi i policisë së Lezhës ditën e operacionit.

The post U kap me mina e telekomandë në makine, lihet në burg vëllai i Alketa Vejsiut appeared first on 55 News.

]]>
E pabesueshme/ Mësoni çfarë pune bën vëllai i Kate Middleton https://55news.al/show-biz/e-pabesueshme-mesoni-cfare-pune-ben-vellai-i-kate-middleton/ Mon, 01 Oct 2018 14:45:54 +0000 https://new.55news.al/?p=53940 Ai mund të jetë i afërmi i një pjesëtares të familjes mbretërore, por vëllai i Kate Middleton James ka një punë mëse normale. James Middleton, 31 vjeç po punon si një udhërrëfyes në një hotel skocez, punë që ndjek biznesin e tij të falimentuar, i cili i shkaktoi atij një humbje prej 3 milion paundësh […]

The post E pabesueshme/ Mësoni çfarë pune bën vëllai i Kate Middleton appeared first on 55 News.

]]>
Ai mund të jetë i afërmi i një pjesëtares të familjes mbretërore, por vëllai i Kate Middleton James ka një punë mëse normale. James Middleton, 31 vjeç po punon si një udhërrëfyes në një hotel skocez, punë që ndjek biznesin e tij të falimentuar, i cili i shkaktoi atij një humbje prej 3 milion paundësh për tre vitet e fundit.

Fotot e publikuara tregojnë sesi James i buzëqeshur shoqëron mysfirët e hotelit në një darkë.

Duket sikur Jakovi është i lumtur që po bën këtë lëvizje, pasi ai kohët e fundit foli për dashurinë e tij që ka për fshatin.

The post E pabesueshme/ Mësoni çfarë pune bën vëllai i Kate Middleton appeared first on 55 News.

]]>
Operacioni ‘Oaz’/ Manjani: Vëllai i Agronit dhe Ditëmiri i qeverisë janë qesharakë https://55news.al/politike/operacioni-oaz-manjani-vellai-i-agronit-dhe-ditemiri-i-qeverise-jane-qesharake/ Sat, 22 Sep 2018 15:42:05 +0000 https://new.55news.al/?p=51402 Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ka cilësuar qesharake, deklarata e bërë nga Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, sa i përket arrestimeve të bëra një ditë më parë në Tiranë dhe Shkodë në bazë të operacionit ‘Oaz’. Sipas Manjanit vëllai i Agronit duket qesharak kur thotë se forca e ligjit ka mbërritur deri në Hollandë. […]

The post Operacioni ‘Oaz’/ Manjani: Vëllai i Agronit dhe Ditëmiri i qeverisë janë qesharakë appeared first on 55 News.

]]>
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ka cilësuar qesharake, deklarata e bërë nga Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, sa i përket arrestimeve të bëra një ditë më parë në Tiranë dhe Shkodë në bazë të operacionit ‘Oaz’.

Sipas Manjanit vëllai i Agronit duket qesharak kur thotë se forca e ligjit ka mbërritur deri në Hollandë. Ndërkohë ish-ministri e cilëson po aq qesharak dhe reagimin e Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili ka thënë se nuk i njeh 11 shkodranët e arrestuar.

Postimi i Manjanit në Facebook:

Vijojnë qesharakët: vëllai i Agronit thotë se “Forca e tij e ligjit” ka mbërritur deri në Hollandë.

Ditëmiri i qeverisë bën sikur s’njeh të arrestuarit.

The post Operacioni ‘Oaz’/ Manjani: Vëllai i Agronit dhe Ditëmiri i qeverisë janë qesharakë appeared first on 55 News.

]]>
Fatmir e Agron Xhafaj fituan 10 miliardë lekë nga bixhozi vetëm në 2017 https://55news.al/politike/fatmir-e-agron-xhafaj-fituan-10-miliarde-leke-nga-bixhozi-vetem-ne-2017/ Sat, 15 Sep 2018 10:35:17 +0000 https://new.55news.al/?p=49360 Dhjetë miliardë lekë fituan Agron dhe Fatmir Xhafaj, ky i fundit ministër i Brendshëm, nga kompania e tyre e basteve vetëm në vitin 2017. PD publikoi sot, shifrat e çmendura sesi u rrit papritur një biznes modest bastesh nga viti 2014 deri në 2017, sesi i dhjetëfishoi fitimet me ardhjen në pushtet të Edi Ramës.   “I […]

The post Fatmir e Agron Xhafaj fituan 10 miliardë lekë nga bixhozi vetëm në 2017 appeared first on 55 News.

]]>
Dhjetë miliardë lekë fituan Agron dhe Fatmir Xhafaj, ky i fundit ministër i Brendshëm, nga kompania e tyre e basteve vetëm në vitin 2017. PD publikoi sot, shifrat e çmendura sesi u rrit papritur një biznes modest bastesh nga viti 2014 deri në 2017, sesi i dhjetëfishoi fitimet me ardhjen në pushtet të Edi Ramës.  

“I fshehur pas identitetit të dy anëtarëve të bandës të dënuar në të njëjtin proces në Itali, Agron Xhafaj ia ka dalë që menjëherë pas ardhjes në pushtet të të vëllait, Fatmirt,  të zgjerojë biznesin me shtimin e 2176 pikave të reja të basteve në të gjithë Shqipërinë, – deklaroi deputeti Enkelejd Alibeaj nga selia e PD. – Sot, ne po publikojmë të dhëna të tjera që tregojnë sesi kompania e basteve prapa së cilës qëndron vëllai i Fatmir Xhafaj ka  rritur fitimin në mënyrë të frikshme në katër vitet e pushtetit të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt.

Siç tregohet në grafik, nga një kompani bastesh me të ardhura jodomethënëse , kompania e Agron Xhafajt ka nisur rritjen galopante ditët e para të ardhjes në pushtet të Edi Ramës. Nga 1 milion dollarë në vitin 2014, të ardhurat e vëllait të ministrit të Brendshëm janë dhjetëfishuar në katër vite duke shkuar në plot 10 milionë USD në vitin 2017!”

ENKELEJD ALIBEAJ, NËNKRYETAR I KOMISIONIT TË LIGJEVE 

Partia Demokratike i njohu shqiptarët një ditë më parë me fakte tronditëse, të bazuar në dokumenta zyrtarë, sesi Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të marrë nën kontroll industrinë e bixhozit nëpërmjet vëllezërv të tyre Olsi Rama dhe Agron Xhafaj. 

Edi Rama, me firmën e tij, i dha të vëllait koncesionin korruptiv prej miliona eurosh të monitorimit të sistemit online të pikave të basteve, të cila, gjatë qeëverisë së Edi Ramës, u katërfishuan që fitimet e të vëllait të jenë edhe më të mëdha.   

Fatmir Xhafaj bllokoi për 8 muaj ligjin e mbylljes së lojrave të fatit në qytete dhe pastaj, bashkë me “Hakmarrjen për Drejtësi” me lidhje direkte me Olsi Ramën, e ndryshuan ligjin, duke dëshmuar sesi funksionon në praktikë lidhja mes pushtetit dhe krimit të organizuar, që kontrollon lojrat e fatit. 

Shqiptarët duhet ta dinë se gjatë qeverisë së Edi Ramës numri i kompanive të licensuara për bastet u përqendrua në 3 duar.    

Shqiptarët duhet të dinë se 1 nga 3 kompanitë më të fuqishme të basteve në Shqipëri zotërohet nga Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, i dënuar në itali për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në krim të organizuar . 

Shqiptarët duhet ta dinë se disa nga pikat më të njohura të basteve që u zhvasin paratë shqiptarëve në vesin më shkatërrues për familjet jane Ecobet, Baste live, Eurolive, Basti shqiptar, të gjitha të zotëruara nga kompania prapa së cilës qëndron vëllai i Minitrit të Brendshëm.   

I fshehur pas identitetit të dy anëtarëve të tjerë të bandës, të dënuar në të njëjtin proces në Itali, Agron Xhafaj, ia ka dalë që, menjëherë pas ardhjes në pushtet të të vëllait  Fatmir Xhafaj, të zgjerojë aktivitetin e kompanisë së basteve me shtimin e 2176 pikave të reja në të gjithë Shqipërinë.  

Sot, ne po publikojmë të dhëna të tjera që tregojnë sesi kompania e basteve, prapa të cilës qëndron vëllai i Ministrit të Brendshëm ka rritur fitimin në mënyrë të frikshme në 4 vitet e pushtetit të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës.  

Sic tregohet në grafik, nga një kompani me të ardhura jodomethënëse për një biznes bastesh, kompania e Agron Xhafajt ka nisur rritjen galopante ditët e para të ardhjes në pushtet të Edi Ramës.  

Nga 1 milionë dollarë ne vitin 2014 të ardhurat e kompanisë së basteve të vëllait të Ministrit të Brendshëm janë dhjetëfishuar në 4 vjet, duke shkuar në 10 milionë dollarë në vitin 2017.  

Është kjo pasuri marramendëse që ndan me krimin e organizuar, e cila detyron Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën të refuzojnë vettingun e politikanëve.  

Edi Rama ka frikë të pranojë për vete të njëjtat standarde si për gjyqtarët, prokurorët dhe policët, sepse kryeministri i Shqipërisë është peng i krimit të organizuar.   

  Image

The post Fatmir e Agron Xhafaj fituan 10 miliardë lekë nga bixhozi vetëm në 2017 appeared first on 55 News.

]]>
PD: Kompanitë e basteve të vëllait të ministrit Xhafaj, nën emrin e 2 anëtarëve të bandës https://55news.al/politike/pd-kompanite-e-basteve-te-vellait-te-ministrit-xhafaj-nen-emrin-e-2-anetareve-te-bandes/ Fri, 14 Sep 2018 12:13:39 +0000 https://new.55news.al/?p=49128 Nga selia e PD-së ka ardhur një denoncim tjetër për qeverinë dhe lidhjet e saj me krimin. Në një deklaratë për mediat deputetët Jorida Tabaku dhe Enkelejt Alibeaj kanë dalë të bëjnë publike këto veprimtari kriminale: Deputei Enkelejd Alibeaj denoncoi Faktin se i vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, i cili para disa muajsh […]

The post PD: Kompanitë e basteve të vëllait të ministrit Xhafaj, nën emrin e 2 anëtarëve të bandës appeared first on 55 News.

]]>
Nga selia e PD-së ka ardhur një denoncim tjetër për qeverinë dhe lidhjet e saj me krimin. Në një deklaratë për mediat deputetët Jorida Tabaku dhe Enkelejt Alibeaj kanë dalë të bëjnë publike këto veprimtari kriminale:

Deputei Enkelejd Alibeaj denoncoi Faktin se i vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, i cili para disa muajsh u ekstradua në Itali, pasi ishte i dënuar për trafik droge tashëm është pronar i dy kompanive të basteve.

“E mbani mend sesi katër muaj më parë, PD publikoi dënimin në Itali të Agron Xhafajt, vëllait të Fatmir Xhafajt. Pjesë e bandës së Agron Xhafajt janë edhe dy bashkëpunëtorët e ngushtë të tij, vëllezërit Besnik dhe Gramoz Murataj, të dënuar për trafik droge. Ky është vendimi i gjykatës për të tre.

Bashkëpunëtorët e Agron Xhafajt, vëllezërit Murataj janë sot pronarë të dy kompanive të basteve dhe njëra prej tyre është ndër më të njohurat dhe shfaqet me disa emra. Për këtë dy të dënuar duhet të kishte vepruar ligji Antimafia për të verifikuar burimin e pasurisë së tyre. Deri tani ligji nuk ka vepruar sepse anëtarët e bandës së Agron Xhafaj është vetë, fasada që fsheh pronësinë reale të Agron Xhafajt mbi këtë kompani: Ekoped, bastelive etj. nën pronësinë e Agron Xhafajt dhe me mbështetjen politike të fatmir Xhafajt, për 5 vjet ka shumëfishuar aktivitetin në tregun e bixhozit”

The post PD: Kompanitë e basteve të vëllait të ministrit Xhafaj, nën emrin e 2 anëtarëve të bandës appeared first on 55 News.

]]>
Vëllai fut në sherr motrat, shpërthen Eni Çobani https://55news.al/aktualitet/vellai-fut-ne-sherr-motrat-shperthen-eni-cobani/ Sun, 08 Jul 2018 19:10:59 +0000 https://new.55news.al/?p=33115 Një sipërfaqe tokë e përfituar nëpërmjet ligjit 7501 në vitin 1991, është bërë mollë sherri mes 6 motrave dhe vëllait të tyre të vetëm. Historia e ka zanafillën në vitin 2005, kur 7 fëmijët humbin edhe nënën pasi babai kishte ndërruar jetë në vitin 1993. Në këtë moment të gjitha motrat edhe vëllai bëhen bashkëpronarë […]

The post Vëllai fut në sherr motrat, shpërthen Eni Çobani appeared first on 55 News.

]]>
Një sipërfaqe tokë e përfituar nëpërmjet ligjit 7501 në vitin 1991, është bërë mollë sherri mes 6 motrave dhe vëllait të tyre të vetëm.

Historia e ka zanafillën në vitin 2005, kur 7 fëmijët humbin edhe nënën pasi babai kishte ndërruar jetë në vitin 1993. Në këtë moment të gjitha motrat edhe vëllai bëhen bashkëpronarë të një toke prej 13 dynym por sot jo të gjithë gëzojnë pjesën e tyre të pronës. Njëra prej motrave, Dashuria, ka sjellë motrën Manushaqen për t’i kërkuar asaj një zgjidhje pasi sipas saj, Manushaqja është përgjegjëse për gjithë atë çfarë ka ndodhur.

Nga ana tjetër, Hysniu, vëllai i vetëm, është pronar i tokës edhe pse nuk bashkëpunon me motrat për t’i qartësuar ato duke u treguar mënyrën si ai e ka marrë këtë pronësi.

Dashuria: Unë sot kam ardhur këtu për një seancë ndërmjetësimi, sepse kam shqetësim me familjen. Gjithashtu motra më ka shitur tokën…

Manushaqja: Jo motër, s’kam shitur tokën. Tokën ta ka shit vëllai!

Dashuria: Gjeje tokën, unë dua pronën time, pronën time nuk e lë…Gjeje!

Një firmë e dhënë nga Manushaqja është bërë shkak i konfliktit mes motrave. Manushaqja nuk pranon të ketë shitur pronën e motrës së saj, por Dashuria bën atë përgjegjëse.

Në vitin 1991, Dashuria ka qenë e pamartuar, ishte pjesë e familjes bujqësore dhe ka përfituar nëpërmjet ligjit 7501 si të gjithë anëtarët e familjes.

Prindërit dhe katër motrat kanë përfituar 13 dynym tokë, gjithashtu edhe vëllai me bashkëshorten dhe fëmijët e tij kanë përfituar 13 dynym tokë.

Eni Çobani: Këto kanë qene me ju, bashkë në një familje?

Dashuria: Ata kanë qenë më vete…

Eni Çobani: Unë kam dokumentin ligjor në bazë të të cilit, familja bujqësore përfitonte tokë në Republikën e Shqipërisë, ka qenë certifikata e 1 Gushtit të vitit ’91..

Familjes i janë dhënë gjithsej 26 dynym tokë, ku 13 dynym i përkisnin familjës së Dashuries me prindërit dhe motrat, ndërsa pjesa tjetër vëllait të saj dhe familjes së tij që kishte krijuar.

Sipas Dashuries, edhe pse rezultonin një të njëjtën certifikatë familjare, dy familjet jetonin të ndara nga njëra-tjetra.

Dashuria: Në 2007 më merr vëllai në telefon, më thotë “dua një firmë nga ti”. E pyeta përse e do firmën time. Më duhet tha që të mos kem probleme me tokën time. Edhe unë ka hedhur firmën në një letër të bardhë. Unë e firmosa duke besuar te vëllai se më tha vëllai më duhet firma, që të mos kem probleme me ish pronarin e tokës, që kam pasur përpara. I thashë vëlla ti ke tokë me ligjin 7501 nuk ke të drejtën as ta blesh as ta shesësh. Nuk ka problem tha. Nuk më ka kërkuar as mjet identifikimi, dhe nuk më ka treguar së çfarë zyre ishte ajo. Babai më ka vdekur në vitin ’93 ndërsa mami në 2005. Të gjithë dokumentacionin mbi pronësinë i ka vënë vëllai sipër vetes së vet pas vdekjes së prindërve.

Eni Çobani: Akti i marrjes së tokës së Hysniut, është me 13.000 e 200 metër katrorë. Ai ka këtë me familjen e tij. Kemi edhe një 13tëshe tjetër, kjo pjesa ku është?

Dashuria: Ajo është e babait bashkë me ne fëmijët. Unë nuk e kam dokumentin. Pasi vdekjes së prindërve i ka marrë vëllai të gjithë dokumentet.

Eni Çobani: Hysniu këtu ka vetëm 13.000 e 200 metra katror, nuk ka 26 dynym…

Dashuria: I ka heq i ka kaluar të gjithë sipër vetes së vet.

Unë kam sjellë Manushaqen sepse ajo i ka shitur gjithë tokën vëllait, pa dijeninë tonë.

Manushaqe: Motër unë nuk kam shitur tokën, e ka shitur vëllai.

Dashuria tregon edhe një kontratë shitjeje në të cilën dëshmohet sipas saj që Manushaqja i ka shitur Hysniut gjithë pjesën e tokës për 3 milionë lekë.

Manushaqja: Zonja Eni, mua më mori vëllai në telefon, hajde tha hidh një firmë, edhe unë shkova.

Pjesë e seancës së ndërmjetësimit bëhet edhe Xhevahirja, motra e Manushaqes dhe Dashuries.

Xhevahirja: Unë në 28 Prill të 2007 ka ardhur në Shqipëri, dhe në 4 Maj jam kthyer për në Itali. Kam ardhur në fillimi të Majit kam shkuar me vëllain aty, unë noterin nuk e njoh absolutisht fare. Duke i besuar vëllait unë kam firmosur. Unë nuk e dij apër çfarë bëhej fjalë.

Në 4 Maj në 2007 jam nisur nga Durrësi për në Itali.

Ndërkohë juristja Çobani sqaron se disponon një prokurë dhe një kontratë që mbajnë firmën e Xhevahires. Prokura është firmosur në Shkurt ndërsa kontrata në Qershor po në vitin 2007.

Xhevahirja: Firma nuk është e imja. Absolutisht nuk është firma ime.

Dashuria: Xhevahire, je në dijeni ti që i keni dhënë të drejtën Manushaqes të shesë tokën?

Xhevahirja: Jo janë gënjeshtra të gjitha.

Historia ka filluar me një prokurë të vitit 2007, ku motrat të gjitha, ia kanë lënë të drejtën Manushaqes që të bëjë çdo veprim mbi pronën takuese të tyre, me 7501. Mirëpo tashmë asnjëra nga motrat nuk pranon të ketë hedhur firmën me vullnetin e tyre të lirë duke thënë se firma iu është falsifikuar.

Eni Çobani: Zonja Dashurie ka shkuar përpara gjykatës të rrethit gjyqësor Tiranë, ka investuar gjykatën, me pretëndimin se është anëtare e familjes bujqësore dhe kërkon pjesën e saj. Deri në momentin kur ju keni bërë këtë kërkesë-padi, dhe daton në datën 26 Shtator 2016, pra dy vite më parë. Atëherë në këto kushte, ju kur e keni marrë vesh të gjithë këto veprime që kanë bërë sepse jemi pak vonë në kohë ? Pasi prindërit ndërruan jetë, nga ai moment, gjithësecili nga ju e quan veten bashkëpronar, gjatë kësaj kohe çfarë keni bërë sepse bëhet fjalë për 11 vjet?

Dashuria: Unë i kërkoja vëllait tokën, ai thoshte do e ndajmë, na mbante pezull.

Nuk e di si i ka bërë letrat.

Vëllai, Hysniu bëhet pjesë e seancës nëpërmjet telefonit ku shprehet se motrat le ta gjejnë përgjigjen vetë.

“Përgjigjen ta gjejnë vetë, hajt shëndet”, tha Hysniu duke mbyllur lidhjen telefonike.

Eni Çobani: Ky është vëllai tipik shqiptar që përgjigjet para 6 motrave të tij…Edhe ne do të mundohemi Zoti Hysni ta gjejmë të vërtetën patjetër, por me dhimbje e përcjell këtë telefonatë. Të tilla kanë qenë edhe telefonatat e mëparshme në fakt, nuk është se ka bërë ndonjë ndryshim. Megjithatë shqiptarët duhet të dinë vetëm që kur flasin dhe komunikojnë me një ndërmjetëse, duhet të kuptojnë se pas nesh është dëshira e mirë e një komunikimi të pastër qytetar për të marrë vesh të vërtetën, të cilën e duan edhe motrat e veta, të cilat janë të një nëne dhe të një babe, dhe ky është fundi i kësaj shoqërie nëse një vëlla përgjigjet në këtë formë përpara motrave të veta. D.m.th unë nuk kam se çfarë them më…”

Çobani sqaron se ekziston një certifikatë për vërtetim pronësie e lëshuar më 22 Maj 2007, ku janë të listuar të gjithë bashkëpronarët, ata që kanë qenë dhe ata që nuk kanë qenë pjesë e familjes bujqësore.

Në këtë moment Hysniu ka marrë Manushaqen dhe të gjitha motrat për të bërë një prokurë dhe nëpërmjet kësaj prokure është kryer shitja.

Prona është shitur dhe e gëzon zoti Hysni Gjokmeli. Toka është në emrin e Hysniut forma në të cilën ka kaluar është kontrata e shitblerjes, ku është shfrytëzuar prokura e motrave, në emër të Manushaqes dhe më pas është marrë Manushaqja, e cila i ka bërë shitjen.

Eni Çobani- Dashuries: Çfarë i kërkojmë Manushaqes?

Dashuria: Unë i kërkoj Manushaqes të më japë deklaratë në çdo institucion të shtetit të përgjigjet pas meje.

Manushaqe: Po, pas teje do vij.

Seanca mbyllet me premtimin e Manushaqes për të qenë pranë të motrës në betejën për të rimarrë pronën megjithëse shumë fakte mbeten ende të paqarta./tvklan.al 

The post Vëllai fut në sherr motrat, shpërthen Eni Çobani appeared first on 55 News.

]]>