Ad imageAd image

Gafa e Ramës/Futi Kosovën në hartën e Serbisë. Furtunë në Prishtinë, jehonë në Beograd

3 min lexim

Ashtu sikurse pritej skandali i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me hartën e publikuar në faqen e tij në të cilën Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë, nuk ka kaluar pa u raportuar edhe ne mediat serbe. “Kosova është në shok”, shkruan B92, duke iu referuar reagimeve që kjo gafë ka ngjallur në Prishtinë. I pari që ka reaguar ka qenë zyrtari i LDK’së, Arben Gashi, i cili ka pyetur Ramën se ku është Kosova. “I pa dashtun kryeministër, ku është Kosova??”, ka shkruar Gashi në faqen e tij zyrtare në facebook.

Historiani Jusuf Buxhovi i pyetur nga Gazeta Express lidhur me këtë çështje është shprehur se kjo nuk është asgjë e re, duke e pasur parasysh kursin e qeverisë Rama në raport me Kosovën.

“Asgjë e re dhe e jashtëzakonshme nëse kihet parasysh kursi i Tiranës zyrtare, veçmas qeverisë Rama, viteve të fundit në raport me Kosovën, ku bie në sy përpjekja që të bëjë pazare me Serbinë në dëm të saj”, ka thënë Buxhovi.

- reklamë -
Ad imageAd image
 Duke komentuar skandalin e fundit të kryeministrit të Shqipërisë me hartën e Kosovës brenda territorit të Serbisë, Buxhovi tha se nuk duhet të përjashtohet mundësia që Edi Rama të shpallet “persona non grata” në Kosovë. “Veprimi më i ri i Ramës, duhet parë si pjesë e komplotit politik kundër shtetit të Kosovës për interesat serbo-ruse në rajon, që nga politika e Kosovës duhet ndalur sa më parë dhe me të gjitha mjetet pa përjashtuar mundësinë që ai të shpallet persona non grata”, ka thënë Buxhovi.

Ka reaguar gjithashtu edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili e ka quajtur një akt flagrant të tradhtisë kombëtare. ‘Zografi bis në një akt flagrant të tradhëtisë kombëtare fshin Kosoven si shtet i pavarur dhe e paraqet atë si territor të Serbisë! ka shkruar Berisha duke ripostuar edhe hartën e publikuar nga kryeministri.

Image

Rama sot në faqen e tij zyrtare, teksa ka publikuar një video ku tregonte për një investim për furnizim me ujë, ka përdorur një hartë në të cilën Kosova është pjesë e hartës së Serbisë.

Megjithatë, duke parë një skandal të tillë, Rama ka ndërhyrë duke edituar videon, dhe duke e shkurtuar atë për të mos u parë e gjithë harta, Por ndonëse midis gafës fillestare dhe ndreqjes së saj pas reagimeve të mëdha në Prishtinë, nuk kaloi jë kohë e gjatë, ajo qe e mjaftueshme për të mos i shpëtuar syrit të mediave serbe (shiko poshtë).

 

Raportimi i B92
Ndani këtë artikull