Ad imageAd image

Biden i drejtohet amerikanëve: SHBA e kreu misionin. Nuk ishim të përgatitur për atë që ndodhi…

1 min lexim

 

Pas largimit të ushtarit të fundit amerikan nga Afganistani pas 20 vitesh luftë, Presidenti i SHBA Joe Biden është duke mbajtur fjalimin e parë para amerikanëve.

Biden do të flasë për vendimin e tij për t’i dhënë fund luftës në Afganistan pas 20 vjetësh, duke përfshirë vendimet e vështira që ai mori gjatë shtatë muajve të fundit që kur mori detyrën për t’i dhënë fund luftës.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Presidenti Biden pranoi se nuk ishin të përgatitur për atë që ndodhi në Afganistan, pasi presidenti afgan u largua nga vendi dhe trupat ushtarake afgane dezertuan nga misioni i tyre.

Gjithashtu Biden njofoton se 90 % e amerikanëve, janë larguar nga Afganistani.

‘Nuk mund ta zgjasja përgjithmonë luftën në Afganistan. Evakuam mijëra njerëz, falënderoj vendet që i strehuan’, shpehet Biden.

Ndani këtë artikull