Ad imageAd image

A do e lëshoj Zukerberg Facebook-un?

1 min lexim

Pas skandalit të të dhënave, Mark Zuckerberg këmbëngul se mbetet personi I duhur për të drejtuar rrjetin më të madh social të botës.

Kur krijon nje rrjet si Facebooku, do të mbërrijë një pikë që gjërat gjërat padyshim edhe do të komplikohen, u shpreh 33-vjeçari.

“Por ajo që unë mendoj se njerëzit duhet të na konsiderojnë përgjegjës është sesa do të arrijmë të mësojmë nga gabimet tona”, tha ai.

- reklamë -
Ad imageAd image

Përveç të qenit shef ekzekutiv, Zuckerberg është gjithashtu anëtar i bordit të kompanisë. I pyetur nëse pozitat e tij janë vënë në diskutim, ai u përgjigj: “jo per aq sa di unë!”.

Vëetë Facebooku e pranoi së fundmi se Cambridge Analytica, firma e të dhënave e lidhur me fushatën e Donald Trump, mund të ketë pasur informacion mbi gati 87 milionë dollarë përdorues të rrjetit social pa dijeninë e tyre.

Shifra e llogaritur deri më tani është 50 milionë dollar. ky skandal, bashkë me përhapjen e lajmeve të rreme dhe propagandës, ka bërë të ngrihen shumë pyetje mbi aftësinë e Zuckerbergut për të drejtuar një kompani, e cila sipas disa zërave, është rritur përtej kontrollit te tij.

Ndani këtë artikull