Ad imageAd image

Stoltenberg flet pas takimit me Vuçiç: Trupat e KFOR gati të ndërhyjnë në Veri të Kosovës

1 min lexim

 

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur pas takimit që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Stoltenberg ka thënë se temë e takimit kanë qenë tensionet e fundit në veri të Kosovës.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ai tha se situata është përmirësuar, mirëpo në çdo eventualitet, KFOR-i është brenda mandatit të vet dhe është gati të ndërhyjë.

“Ne folëm më herët këtë muaj për tensionet në veri dhe vlerësoj faktin që u takuam sot për të vazhduar diskutimet. Përderisa situata është përmirësuar, është përgjegjësi e zyrtarëve në Prishtinë dhe Beograd që të shmangin eskalimin. KFOR-i vazhdon të jetë i fokusuar në mandatin e vet dhe është gati të intervenojë e marrë masa që të sigurojë një mjedis të qetë dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët. Dialogu është e vetmja e zgjidhje. Mirëpres raundin e ri të dialogut që fillon nesër dhe bëj thirrje tek palët që të jenë konstruktive”, tha ai.

Pas pak, shefi i NATO-s do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Ndani këtë artikull

Masakra e Qafë Valmirit nga kryexhelatët Hoxha-Shehu dhe heshtja e Ramës dhe pasardhësve të tyre në pushtet!

3 min lexim

 

Nga Sali Berisha.

Sot, 73-vjetori i masakrës së Qafë Valmirit! Më 17 gusht të vitit 1949, me urdhër të xhelatit, vrasësit serial, ministrit të Brendshëm të kohës Mehmet Shehu dhe direkt kryexhelatit Enver Hoxha u ekzekutuan në Qafë Valmir, 14 burra të pafajshëm, si akt hakmarrjeje primitive për vrasjen e sekretarit të parë të Mirditës, Bardhok Biba me të cilin asnjëri prej këtyre martirëve nuk kishte asnjë lidhje.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ata u dënuan pa asnjë provë apo fakt, por vetëm si anti-komunist nga gjykatësi xhelat Bilbil Klosi. Martirët e Qafë Valmirit u detyruan ta hapin vetë varrin, gropën e përbashkët. Dhjetë prej tyre u pushkatuan, kurse katër prej tyre u varën në litar përpara qindra mirditorëve të grumbu Stoltenberg lluar me detyrim, për të qenë të pranishëm në aktin e masakrës, me qëllimin ogurzi për t’i terrorizuar ata dhe mbarë Mirditën.

 

Kështu si sot, 73 vite më parë u pushkatuan ose u varën martirët e demokracisë, pasardhës të familjeve më të mira të Mirditës:

1. Preng Ded Gjomarkaj-Orosh, varet në litar.
2. Pjetër D. Vila-Kaçinar, varet në litar.
3. Dodë Mark Biba-Kthellë e Epër, varet në litar
4. Pjetër Paloka-Kaçinar, varet në litar
5. Nikollë Bardhok Bajraktari-Rrëshen, pushkatohet.
6. Llesh Gjon Melyshi-Malaj, pushkatohet.
7. Nikoll Llesh Bajraktari-Orosh, pushkatohet.
8. Ndrecë Mark Ndoj-Kaçinar, pushkatohet.
9. Bardhok Dodë Gjini-Prosek, pushkatohet.
10. Gjok Gjin Kaçi-Bukmirë, pushkatohet.
11. Gjergj Beleshi-Kthellë e Epër, vritet për të vëllanë, Dodën.
12. Ndoc Gjet Cupi-Blinisht, pushkatohet.
13. Preng Shkurt Nikolli-Orosh, pushkatohet.
14. Frrok Mata-Kaçinar, pushkatohet.

Pas kësaj masakre qindra mirditorë, burra, gra, fëmijë dhe të moshuar u burgosën dhe internuan në kampet e përqëndrimit të regjimit.

Masakra e Qafë Valmirit është një nga aktet terroriste më të shëmtuara të krimeve kundër njerëzimit dhe genocidit komunist të regjimit të Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pas Luftës së Dyte Botërore, është një nga hakmarrjet më të verbra dhe më primitive, që kishte për qëllim shtypjen e rezistencës së pamposhtur anti-komuniste të Mirditës.

Duke u përulur me nderimin më të thellë para kujtimit të ndritur të martirëve mirditorë të Qafë Valmirit, që ranë për t’u bërë të pavdekshëm nga akt-hakmarrja e egër, dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë krim makabër të kryexhelatëve të popullit shqiptar, Hoxha – Shehu, por edhe heshtjen që mbajnë ndaj këtyre krimeve të tmerrshme sot, Edi Rama dhe pasardhësit e tyre në pushtet.

Nderim përjetë martirëve të Qafë Valmirit

Ndani këtë artikull