Ad imageAd image

Vepron si Messi dhe Ronaldo, futbollisti i Superligës ndëshkohet me të kuqe

1 min lexim

Në fundin e ndeshjes gjysmëfinale të Kupës mes Kukësit dhe Laçit, të gjithë mbetën të habitur nga vendimi që u mor kur futbollisti Ndriçim Shtubina hoqi bluzën për të festuar kualifikimin.

Shkodrani veproi në të njëjtën mënyrë si festimet tashmë të bërë virale nga Messi dhe Ronaldo, por fatin nuk e pati të njëjtë si ata. Ai nuk mori të verdhë, pasi për shkak se arbitri e quajti provokim u ndëshkua me të kuqe.

Tifozët e Kukësit i irrituan nga ky veprim dhe për këtë arsye nuk i kursyen shishet e ujit dhe të sharat në drejtim të lojtarit që deri në muajin dhjetor ishte pjesë e tyre.

- reklamë -
Ad imageAd image

Për këtë rast Shtubina është shprehur: “Doja t’u tregoja dy djemve të mi se çfarë bën babai i tyre. Nuk ishin në tribunë, por e dija se po më ndiqnin nga televizori. Unë për ta luaj futboll dhe e ngrita bluzën për ta. E bëjnë futbollistët më të mëdhenj këtë gjë, por unë çuditërisht u ndëshkova me karton të kuq”.

shtubina

Ndani këtë artikull