Ad imageAd image

Horoskopi për sot

8 min lexim

Ditë e re kismet i ri’, thotë një shprehje e urtë shqiptare. Për ditën e hënë, astrologët parashikojnë surpriza dhe përmirësim të ndjeshëm në çdo aspekt të jetës suaj.

Horoskopi i ditës së hënë, 24 Dhjetor:

Dashi-Keni qenë tejet impulsiv gjatë kësaj periudhe, por kjo e hënë sjell me vete edhe nevojën për tu qetësuar. Nga kjo ditë e tutje, duhet të organizoheni më mirë dhe do të shihni se planet do të zbatohen qetësisht. Dashuria që keni do shërbejë si burim frymëzimi, pavarësisht vështirësive të kaluara në çift.

- reklamë -
Ad imageAd image

Demi-Gjatë kësaj të hëne duhet të bëni kujdes ndaj asaj që thoni. Dikush të cilin e konsideroni të afërt mund t’iu kthehet kundër. Mendojini mirë fjalët para se ti nxirrni nga goja. Shmangni përfshirjen në debate të personave të tretë. Kjo ditë sjell një takim interesant me një person nga e shkuara, gjë që do ju bëjë nostalgjikë. Duhet të ruani qetësinë përballë çdo situate dhe mbani parasysh se si ju dhe parnteri/ja keni kaluar jo pak vështirësi dhe se bashkë jeni më të fortë.

Binjakët-Fuqia juaj e brendshme do ju mundësojë që të dominoheni nga mendime pozitive. Do të jeni në gjendje që të shikoni disa anë të problemeve tuaja. Ky është momenti për të shëruar dhe rikuperuar çdo raport që keni. Planetet do ju kthjellojnë më së miri, sa që do kuptoni se është më mirë që ti lini mënjanë mëritë e vjetra dhe të rindërtoni jetën bazuar në situatën aktuale. Problemet do të shfaqen para syve dhe ju do të kuptoni se i keni fryrë më shumë nga ç’duhet.

Gaforrja-Gjatë kësaj dite mund të diskutoni disa probleme të rëndësishme me të afërmit tuaj. Mundohuni të jeni të dashur dhe të sjellshëm në bisedat që do të bëni. Nëse nuk arrini që të menaxhoni situatën, lëreni pezull për momentin por mos e teproni. Merrni pjesë në takime të cilat do ju përmirësojnë humorin. Do e keni të vështirë që të gjeni kohën e duhur për ti dedikuar partnerit. Angazhimet profesionale mund të marrin pjesën më të madhe të kohës suaj. Sigurohuni që ti shprehni ndjenjat partnerit/es, dhe do të shihni se sa mirë do të ndjeheni të dy.

Luani-Do të jeni të mbushur me energji pozitive gjatë gjithë ditës. Megjithatë, duhet të mbani nën kontroll impulset, në mënyrë që të mos ju dalë nga kontrolli ndonjë situatë. Është mirë, që të jeni më të shoqërueshëm, por me njerëzit që ua do zemra. Do të argëtoheni pafund, në sajë të një takimi romantik. Mendoni mënyrat më të mira për të lumturuar partnerin/en tuaj.

Virgjëresha-Miqësia do të jetë tema e kësaj të hëne. Do mund të takoheni me miq të vjetër dhe do rigjeni një harmoni që ju ka munguar prej kohësh. Nga ana tjetër, një mik/e, mund të tregohet i ashpër me ju, por e ka veç për të mirën tuaj. Në raportin në çift parashikohet që të ketë keqkuptime. Ndoshta keni vepruar me qëllim të mirë, por nuk keni marrë atë që prisni. Keni nevojë për shumë durim, për ta zgjidhur këtë situatë.

Peshorja-Ka shumë mundësi që të takoni një person të së kaluarës gjatë kësaj dite dhe pikërisht ky person do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në të ardhmen tuaj. Duhet të jeni gati për të pranuar një ndihmë, pa e kërkuar. Nëse ambienti që ju rrethon duket në paqe, nuk ka arsye për të provokuar tensione. Duhet të jeni të aftë që ta kanalizoni energjinë tuaj në drejtimin që duhet. Bëni mirë që të thelloheni në mendime.

Akrepi-Kjo e hënë sjell një sërë mundësish të cilat duhen kapur fluturimthi. Shqyrtojini mirë të gjitha opsionet, pasi ky është momenti në të cilin duhet të hapni shumë dyer. Megjithatë surprizat nuk do jenë gjithmonë të pëlqyeshme. Kjo e hënë është tejet e favorshme, për gjithë ata persona që janë vetëm dhe që me gjasë do të takojnë një person special i cili premton shumë. Ndërsa për gjithë ata që janë në një lidhje prej kohësh, kjo është dita për të kuptuar se sa serioze është ajo.

Shigjetari-Gjatë kësaj dite do të jeni tejet konfuz dhe të përfshirë në kaos. Teksa reja do të ulet, do të zbuloni edhe arsyen. Merrni kohën që ju duhet për të menduar më mirë. Një ndryshim i papritur, do ju orientojë më mirë në jetën tuaj. Ky është një moment tejet i vështirë. Nëse raporti në çift nuk shkon mirë, kjo do të thotë që lidhja nuk premton. Ka ardhur koha që të vazhdoni rrugën tuaj vetëm. Nuk ka asnjë arsye për tu lidhur pas diçkaje që nuk ju bën mirë.

Bricjapi-Kjo e hënë do të nisë tejet pozitive. Yjet ju mbështesin maksimalisht, ndaj mundohuni që të mbyllni planifikimet tuaja brenda mesditës. Është mirë që mbrëmjen ta lini të lirë, në mënyrë që t’ia dedikoni aktiviteteve relaksuese. Mund të përballeni me diçka të papritur. Mund të përballeni me diamantin tuaj, pikërisht kur nuk e prisni. Është mirë që të mos humbni durimin dhe do të shpërbleheni.

Ujori-Parashikohet një ditë mjaft me fat për të lindurit e kësaj shenje. Merrni më shumë kohë për veten në mënyrë që të zgjidhni problemet me të cilat po përballeni. Do të lini mbresa të mira në vendin e punës dhe do të fitoni më shumë besim, Mund të shijoni një ditë të mbushur me argatin. Mos e neglizhoni një lidhje vetëm sepse ndodhet nën presionin e shoqërisë. Mendohuni mirë çfarë ju lumturon vërtetë dhe nëse nuk është ky/kjo personi i duhur, ka ardhur koha që të bëni përpara.

Peshqit-Kjo e hënë do të jetë e shoqëruar me konfuzion. Do të jeni të paduruar përballë një detyre të rëndësishme. Këshillohet që të prisni dhe të mos çoni përpara asnjë negociatë të rëndësishme gjatë kësaj dite. Kjo e hënë do të kalojë pa problem, por duhet të ruani gjithmonë një rezervë nën mëngë, për çdo situatë vështirësie. Disa pavendosmëri tuajat do ju ndihmojnë që të kuptoni më mirë arsyet e partnerit/es gjatë javëve të fundit. Ndërsa personat që janë vetëm, parashikohet që të kenë njohje interesante.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull

Horoskopi për sot

4 min lexim

Dashi – Me lëvizjen e diellit në shenjën tuaj do të gjeni një tjetër drejtim për jetën dhe motivime të reja. Çfarë është më e rëndësishmja, ju nuk do të mbeteni peng e dyshimeve të vogla.

Demi – Gjëja më e rëndësishme është që nga sot do të filloni t’u thoni çfarë meritojnë atyre që ju mbajnë peng në situata të kota. Për çdo gjë që thoni duhet edhe ta realizoni dhe të mos mbesë vetëm në kuadrin e fjalëve.

Binjakët – Ju bëni atë që duhet, atë që u thonë të tjerët? Sigurisht që duhet të jetë e para, por kjo nuk do të thotë që të mos merrni parasysh edhe pikëpamjet e partnerëve.

- reklamë -
Ad imageAd image

Gaforrja – Me ndryshimin e shenjës së diellit sot, do të ndjeni një sens të ri të urgjencës, veçanërisht kur ka të bëjë me punën tuaj. Megjithatë, do të ishte gabim kokë e këmbë. Cili është plani juaj? Nëse nuk keni, bëjeni një të tillë.

Luani – Kjo periudhë shënon nisjen e një prej kohëve më të mira të vitit për ju. Në 3 apo 4 javët e ardhshme do të keni mundësi të shumta për të bërë gjëra të mrekullueshme. Shfrytëzojini mundësitë.

Virgjëresha – Ka gjasa që të përballeni me një trazim sot ose nesër. Mund të jetë edhe në shtëpi, por mos e merrni detyrimisht si një lajm të keq. Është fakt që gjërat duhet të ndryshojnë, ndoshta edhe në mënyrë radikale. Bëheni gati të veproni.

Peshorja – Sipas planetëve ditët e ardhshme mund të bëheni me lekë, por paralajmërimi është se ashtu siç mund t’i merrni edhe mund t’i shpenzoni nëse nuk vendosni masa vetkontrolli.

Akrepi – Pa qenë vonë, duhet të bëni një llogari të hyrjeve dhe daljeve financiare përgjatë javëve të fundit. Duhet të mbyllni disa gropa financiare dhe të jeni më vigjilentë në të ardhmen.

Shigjetari – Harrojini vështirësitë e kohëve të fundit dhe bëni plane për të ardhmen. Sigurohuni që të jepni maksimumin dhe të që planet tuaja të vihen në jetë.

Bricjapi – Do të keni një thyerje në vetëbesimin tuaj sot, por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Është më shumë se normale që diçka e tillë të ndodhë në këtë kohë të vitit. Përgatituni të riktheheni fuqishëm, siç keni bërë gjithmonë.

Ujori – Sot do të jeni në humor për të nisur diçka të re, por nëse tregoheni të zgjuar do të prisni deri në fillim të javës që vjen për të bërë plane konkrete. Hëna e plotë e ditës së nesërme mund të ushtrojë ndikim negativ.

Peshqit – Është koha që t’ua bëni të ditur atyre me të cilin jetoni dhe veçanërisht atyre me të cilët punoni se ky synoni të shkoni nga tani deri në fund të vitit. Mos lejoni askënd të minojë ambiciet tuaja. Qëndroni pozitivë. 

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull

Horoskopi për sot

3 min lexim

Dashi – Sot po mundoheni të fitoni të gjithë vëmendjen e partnerit/es suaj, pasi ju duket vetja si e lënë pas dore. Beqarët do kenë një ditë me fat. Financat duhet t’i menaxhoni me kujdes.

Demi –Xhelozë por jo posesivë karshi partnerit, sot do të lejoni që të jetë ai që do të drejtojë lidhjen. Beqarët do bëjnë gjithçka që kanë në dorë për të mos ndenjur më vetëm. Financat parashikohen pa probleme.

Binjakët  –Përgjegjësitë dhe karriera sot kanë bërë që të grumbulloni shumë stres. Beqarët nuk do e kenë mendjen te dashuria. Financat do jenë të mira.

- reklamë -
Ad imageAd image

 Gaforrja –Nëse pranë vetes keni njeriun e zemrës që ju mbështet do të arrini të realizoni projekte afatgjata. Beqarët do preferojnë të ruajnë ende statusin që kanë. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.

Luani –Krenaria, ambicia dhe posesiviteti do të tregojnë që ju keni një karakter shumë të vështirë për t’u menaxhuar. Beqarët do tërhiqen shumë nga një person. Në planin financiar bëni shumë kujdes.

Virgjëresha –Ndiheni në humor të keq sot dhe kjo gjë ju ka izoluar nga pjesa tjetër e njerëzve. Beqarët do ta gjejnë veten në një lidhje. Në planin financiar mund të kryeni shpenzime.

Peshorja –Kohët e fundit po flisni dhe po debatoni shpesh në familje. Beqarët do jenë të vendosur në atë që kërkojnë. Financat do jenë të mira falë menaxhimit tuaj të kujdesshëm.

Akrepi –Shumë dashuri rreth jush, krijon një ambient dhe atmosferë magjike. Beqarët do tregohen të pavendosur për të hedhur hapa të rëndësishëm. Në planin financiar nuk keni për çfarë të shqetësoheni.

Shigjetari – Jeni pak konfuzë sot, por shumë shpejt do të arrini të kapni ritmin e ditës. Beqarët do jenë të vendosur për të ndryshuar statusin e tyre. Në planin financiar situata do vijë duke u përmirësuar.

Bricjapi –Dita sot do të rrjedhë qetë dhe mbrëmja parashikohet akoma më e mirë për ju të dashuruarit. Beqarët do realizojnë takime pa fund. Financat nuk do jenë aspak të mira.

Ujori –Një boshllëk nga ana sentimentale sot do të arrini ta mbushni vetëm me shpenzime të ekzagjeruara. Beqarët do kenë takime interesante sot. Me shpenzimet tregohuni të arsyeshëm.

Peshqit – Sot do të zbuloni anët më të mira të karakterit tuaj. Partneri do të ketë shumë për të mësuar nga ju. Beqarët nuk duhet të ndërmarrin vendime të nxituara. Në planin financiar tregoni kujdes.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull

Horoskopi për sot

4 min lexim

Dashi-Do të merrni një lajm të mirë, i cili do ju bëjë tejet euforik, sidomos nëse jeni të përfshirë në një projekt të rëndësishëm. Gjatë kësaj dite duhet të jeni më të dashur dhe të pranishëm në familje ose në raportin në çift.

Demi-Do të ndjeni dëshirën për të dalë nga rutina juaj, sidomos nëse nuk jeni plotësisht të kënaqur me aktivitetet me të cilat po merreni. Nëse jeni në prag të nisjes së një projekti të ri, kërkoni më shumë mbështetje nga ana e familjes.

Binjakët-Do të keni mundësi që të merrni konfirmime të rëndësishme në punë dhe kjo gjë do ju japë më shumë liri dhe përgjegjësi. Duhet të jeni të hapur ndaj një ballafaqimi, pasi mund të zbuloni strategji interesante për të përmirësuar të gjithë projektet tuaja. Në dashuri do të jeni konfuz.

- reklamë -
Ad imageAd image

Gaforrja-Duhet të mbështeteni tek bashkëpunëtorët tuaj dhe të mbyllni një negociatë të rëndësishme. Do ta gjeni veten mjaft të kënaqur. Diskutoni çdo dyshim, para se të merrni vendime të rëndësishme.

Luani-Jini optimist pasi do të keni çdo gjë që ju duhet për të arritur objektivat tuaja. Lini mënjanë krenarinë dhe frikën se mos gaboni, dhe jini më të pranishëm në dashuri.

Virgjëresha-Parashikohet një ditë mjaft intensive e cila do ju sjellë një sërë frytesh. Këshillohet që të mos jeni shumë impulsiv në dashuri, ose në të kundërt rrezikoni që të vini në vështirësi partnerin/en.

Peshorja-Jeni në një fazë rebelimi, ku do të vini në diskutim çdo pikëpamje të jetës suaj. Duhet jeni të fortë dhe kjo gjë do ju ndihmojë si në punë edhe në dashuri. E enjtja favorizon mjaft takimet.

Akrepi-Shpesh prireni që të jeni shumë të tensionuar ndaj kundërshtive me të cilat haseni, por në këtë moment është e rëndësishme të mos përfshiheni nga paniku. Intuita e mirë do ju vijë në ndihmë. Dashuria do të jetë një sektor mjaft i favorizuar gjatë kësaj dite.

Shigjetari-Do të mbeteni të befasuar nga sjellja e një kolegu tuaj. Motivimi i bashkëpunëtorëve është mjaft i rëndësishëm, për të ruajtur një klimë produktive dhe të qetë. Në dashuri do të jeni në kërkim të më shumë qetësie.

Bricjapi-Kjo ditë do ju gjejë në humor shumë të mirë dhe do të jetë ky pozitivitet ai që do të favorizojë të gjitha takimet tuaja. Këshillohet që të jeni më kurajoz dhe të pavarur në vendin e punës. Rifutja në lojë do ju dhurojë një sërë mundësish të frytshme.

Ujori-Këshillohet që të rishikoni mënyrën tuaj të sjelljes. Kjo pasi sjellja juaj do të ndikojë lidhur me takimet apo negociatat e rëndësishme që duhet të çoni deri në fund.

Peshqit-Do të ndiheni të lënë pas dore dhe për këtë arsye do të jeni në kërkim të pikave të reja të referimit. Mos u përfshini në aventura të reja për ndjenjat tuaja, pasi në këtë moment do të jeni shumë emotiv dhe nervoz.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull

Horoskopi për sot

4 min lexim

Dashi – Në këtë moment duhet të riorganizoni idetë tuaja, për shkak se do të keni intuitë të shkëlqyer e cila do të jetë rezultative për karrierën tuaj. Kjo e martë parashikon një mbrëmje të mbushur me surpriza, e cila do ju bëjë euforik dhe romantik.

Demi – Duhet të jeni më të përqëndruar dhe mos lini pas dore kërkesat e bashkëpunëtorëve tuaj, pasi tashmë do të keni nevojën e të gjithëve për të arritur një objektiv vendimtar. Në dashuri pritet të merrni përgjigje mjaft pozitive.

Binjakët – Ky është një moment shumë i mirë për të treguar të gjithë kapacitetet tuaja. Do të ndiheni gati për të përballuar sfida të reja, të cilat do ju lejojnë që të keni përmirësime në vendin e punës. Sfera e ndjenjave do të jetë e mbushur me dyshime.

- reklamë -
Ad imageAd image

Gaforrja – Do të jeni të angazhuar në kryerjen e një pune të rëndësishme, për zgjidhjen e të papriturave të mundshme në vendin e punës. Mos jini të tensionuar dhe mos u përfshini nga paniku, pasi intuita juaj do të rezultojë e frytshme. Kjo e martë pritet të sjellë konfirmime të rëndësishme.

Luani – Në këtë moment do të jeni mjaft të zhgënjyer nga sjellja e një prej bashkëpunëtorëve tuaj. Mundohuni që të favorizoni bashkëpunimet me kolegët, në mënyrë që të optimizoni kohën tuaj. Këshillohet që në dashuri të mos jeni shumë xheloz.

Virgjëresha – Parashikohet një ditë mjaft intensive, e cila kërkon që të forcohet pozicioni në vendin e punës. Ndërkohë do të përballeni me ndryshime vendimtare për karrierën tuaj. Në dashuri duhet të jeni të gatshëm që të pranoni edhe ndonjë kompromis.

Peshorja – Mos kini frikë që të dilni nga një zonë rehatie, pasi në këtë moment eksperiencat e reja do ju lejojnë të shihni në horizonte të reja dhe do të nisni të vlerësoni strategji të rëndësishme për arritjen e objektivave tuaja. Në dashuri duhet të jeni më kurajoz.

Akrepi – Do të dini të jeni tejet të gatshëm në raport me të tjerët dhe për këtë arsye shumë nga miqtë dhe bashkëpunëtorët tuaj do të kërkojnë ndihmë dhe mbështetje. Nga pikëpamja profesionale do të jeni tejet intuitiv dhe idetë tuaja të shkëlqyera, do jo lejojnë që të mbyllni me sukses një çështje shumë të rëndësishme.

Shigjetari – Duhet të dyshoni tek aparenca, pasi një person që ju duket kokëfortë dhe këmbëngulës, mund të jetë shumë më ndryshe. Kështu që duhet të shfaqeni sa më bashkëpunues dhe të dëgjoni më shumë.

Bricjapi – Parashikohet një ditë e cila do ju gjejë mjaft të përkushtuar në vendin e punës, ku do të merreni me gjithë ato projekte të cilat i keni lënë pas dore gjatë javëve të fundit. Do të jeni mjaft të motivuar dhe përkushtuar dhe për këtë arsye edhe sukseset do të jenë të mëdha. Raportet ndërpersonale do të jenë mjaft harmonike.

Ujori – Kjo e martë do ju gjejë mjaft luftarak në vendin e punës dhe gjithçka për shkak se jeni të vendosur të arrini një objektiv që i keni vendosur vetes. Mundohuni qe të motivoni më shumë bashkëpunëtorët tuaj, në mënyrë që të përmirësoni rezultatet. Sfera e ndjenjave do jetë mjaft e favorizuar gjatë kësaj dite.

Peshqit – Kjo është periudha më e favorshme e vitit sa i takon sferës profesionale, ndaj duhet të jeni më shumë të përqendruar në projekte të reja. Megjithatë duhet të jeni të gatshëm që të pranoni ndonjë kompromis dhe sakrificë. Në mbrëmje këshillohet që të kaloni më shumë kohë me familjen.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull

Horoskopi për sot

3 min lexim

Dashi – Mund të mendoni se dorëzimi përballë një problemi është e vetmja rrugë që ju ka mbetur, por nuk është e vërtetë. Shanset janë që do të mendoni më qartë mbi këtë situatë nesër.

Demi – A mund t’ju besoni çfarë ju thonë të tjerët? Ka shumë mundësi që jo. Planetët ju paralajmërojnë që partnerët apo të afërmit mund t’ju japin informacion të gabuar, megjithëse jo me qëllim.

Binjakët – Edhe një herë tjetër duket se po shqetësoheni për diçka që nuk keni asnjë mënyrë për ta ndryshuar. Fati do të t’ju drejtojë në rrugën tuaj, kështu që mjaft u shqetësuat.

- reklamë -
Ad imageAd image

Gaforrja – Thellë-thellë ju e dini që paratë nuk kanë shumë vlerë, por ju duhet ushqim mbi tryezë dhe kjo nënkupton që ju duhet t’i zgjidhni problemet financiare. Kërkoni ndihmë nga të afërmit.

Luani – Mund të përfshiheni në çështjet familjare të një shoku/shoqeje, por planetet ju këshillojnë se asgjë e mirë nuk do të merrni në këmbim. Mbani distancë.  Gjëja më e mirë është që t’i lini të tjerët të mësojnë nga gabimet e tyre.

Virgjëresha – Keni vënë re një dallim të madh në jetën tuaj përgjatë javëve të fundit. Jeta është me cikle dhe asnjë cikël nuk është ëmë i mirë, apo më i keq se tjetri. Jetoni momentin.

Peshorja – Mos lejoni që dëshirat të errësojnë gjykimet tuaja dhe përpiquni të shmangni gabimet trashanike në përditshmërinë tuaj.

Akrepi – Nëse do të luani fort në 24 orët e ardhshme, pothuajse të gjithëve do t’ju çoni sinjal të gabuar. Përpiquni t’ju tregoni njerëzve, veçanërisht atyre me pozitë, se jeni ende në lojë dhe i etur për sukses.

Shigjetari – Planifikoni diçka të re, por mos e nisni menjëherë. Hëna e re e ditës së nesërme do t’ju sjellë informacione që mund t’ju bëjnë të ndryshoni planet për të mirën tuaj.

Bricjapi – Është mirë që nuk keni vetëbesimin e nevojshëm për të marrë përsipër rreziqe të mëdha. Efektet e hënës së re, të cilat do t’i ndjeni sot, do ju udhëzojnë në drejtimin e duhur.

Ujori – Keni tendencën për t’i dhënë fund një marrëdhënieje që nuk ju ka sjellë asgjë veç shqetësimeve kohët e fundit, por a do të ishte një lëvizje e zgjuar? Pritni një ditë apo dy para se të bëni diçka për të cilën mund të pendoheni.

Peshqit – Gjëja më e rëndësishme për momentin është se nuk i lejoni frikërat e mjegullta t’ju pengojnë të bëni ato çfarë doni. A është kjo e vetmja jetë? Kush e di, por ju duhet të veproni sikur është.  Mos shpenzoni kot asnjë ditë. 

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull