Kamp refugjatësh në Shqipëri?

E Enjte, 07 June 2018 20:43

Austria, Gjermania, Holanda dhe Danimarka i propozuan sot Brukselit, si zgjidhje përfundimtare për refugjatët nga Lindja e Mesme, ngritjen brenda këtij viti të një kampi të përhershëm azilkërkuesish, në një shtet të kontinentit evropian, por jashtë kufijve të Bashkimit Evropian.

Kancelari Kurz nuk e bëri të ditur emrin e shtetit që ka pranuar të strehojë të gjithë emigrantët e paligjshëm që sillen nëpër kufijtë ballkanikë dhe ata që kanë arritur të hynë në kufijtë evropiane, por nga burime diplomatike mësohet se një ndër me favoritet është Shqipëria.

 “Kemi ndërmarrë një iniciativë që e kemi koordinuar me disa shtete të tjera të BE-së. Unë mendoj se kur njerëzit lëvizin ilegalisht nëpër Evropë, ata mund të zgjedhin destinacionin që preferojnë për të paraqitur kërkesën për azil. Kjo nuk është qasja e duhur, nuk duhet të ndodhë. Propozimi ynë është që këtyre njerëzve që janë në kërkim të azilit t’u ofrohet mbrojtje humanitare jashtë kufijve të BE-së, në një vend brenda kontinentit tonë. Në këtë mënyrë këtyre njerëzve mund t’u ofrojmë mbrojtjen humanitare nëse është e nevojshme, por ata nuk do të mund të zgjedhin shtetin që kanë dëshirë të kërkojnë azil. Kemi nisur kontaktet për të gjetur zgjidhjen më të mirë dhe ka progres deri tani në diskutimin e kësaj çështjeje”.

Presidenti i Komisionit Europian Juncker, nuk e ka kundërshtuar këtë ide. “Të merresh me emigracionin ilegal është një çështje evropiane, por njëkohësisht edhe kombëtare e secilit shtet anëtarë, ndaj nuk refuzohet një iniciativë e tillë. Kur flitet për çështjet e emigracionit ilegal, duhet gjetur një zgjidhje konsensuale mes nesh, në fund të Qershorit. Për mua, mbrojtja e kufijve të jashtëm të Evropës është një përparësi që ka përparësi mbi çështje të tjera”.

Krahas ngritjes së kampit më të madh të refugjatëve jashtë kufijve të BE-së, Austria ka propozuar në takimin e Ministrave të Brendshëm të shteteve nga ku po kalon rrjedha e re e refugjatëve, që të mbrojnë kufijtë e tyre me forca ushtarake. Disa ditë më parë, Kryeministri bullgar Borisov propozoi që edhe luftëtarët e kthyer të Shtetit Islamik të administrohen nga një qendër koordinimi në kryeqytetin shqiptar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...