Ligji për median/ OSBE: TV private, jo financim nga taksa e RTSH-së

Premte, 15 June 2018 10:39

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, tha dje se ishte i shqetësuar për propozimet e kohëve të fundit për ndryshimin e ligjit “Për median audiovizive” në Shqipëri, bëhet e ditur në një deklaratë të shpërndarë nga kjo organizatë.
“Autoriteti i Medias Audiovizive në vend i transmetoi Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë disa ndryshime në ligjin “Për median audiovizive”, më 8 qershor. Ndryshimet u hartuan nga pronarët dhe drejtuesit e katër stacioneve televizive lokale dhe dy kombëtare në Shqipëri. Një nga kërkesat e tyre kryesore është që transmetuesve privatë t’u jepet një pjesë e tarifës të shërbimit për përdorimin e aparateve televizive, me të cilën momentalisht financohet transmetuesi publik, RTSH”, bën të ditur deklarata.
“Jam i shqetësuar se ky propozim mund të dëmtojë qëndrueshmërinë financiare të RTSH-së”, tha Désir. “Transmetuesit publikë kanë një rol të rëndësishëm në dhënien e informacionit cilësor dhe në mbulimin e tërë territorit, dhe duhet të kenë burimet e duhura për të përmbushur detyrën e tyre”.

“Çdo sistem subvencionesh shtetërore për median duhet të jetë objekt i një konsultimi publik, ku të përfshihen të gjithë aktorët e medias. Gjithashtu, ai duhet të ketë një objektiv të qartë dhe të gjerë për mbështetjen e të gjithë sektorëve të medias, përfshirë atë online, shtypin dhe median lokale, me kritere dhe procedura transparente, pa ndërhyrje politike dhe me qëllimin për të forcuar pluralizmin në media”, shtoi ai.
Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, ofroi mbështetjen e Zyrës së tij për një analizë ligjore të çdo projektligji për median, pasi ai të propozohet zyrtarisht nga qeveria. /FaxWeb/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...