Donald Lu e thotë troç: Qeveria shqiptare ka dështuar

E Enjte, 05 July 2018 11:11

Ambasadori i Shteteve të Donald Lu e ka thënë edhe një herë në mënyrë të drejtpërdrejtë se qeveria shqiptare ka dështuar në arrestimin e Klement Balilit.

“Shumë ka ndodhur në 8 muaj, e shumë ka mbetur për tu’ bërë. Shqipëria mbështeti arrestimin e trafikantit të madh Met Kanani në Turqi, më pas banda e tij u arrestua në Shqipëri. Policia mbështeti sekuestrimin e 613 kg kokainë dhe arrestimin e Arbër Çekaj në Gjermani. Disa anëtarë të bandës së tij janë arrestuar dhe do arrestohen të tjerë. Hetimi penal kundër ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla vazhdon. Shumë aktivitet për një periudhë të shkurtër kohe por duam rezultate konkrete. Duam që peshqit e mëdhenj të ndiqen penalisht, të dënohen dhe futen në burg. Ky do ishte sukses.

Dua të theksoj një dështim të qeverisë dhe policisë, arrestimin e Klement Balilit.
I bëjmë thirrje që të vazhdojnë luftën kundër krimit të organizuar pa mëshirë”, deklaroi Lu.

Modifikuar më E Enjte, 05 July 2018 11:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...