E tmerrshme, në Gjykatën e Lartë janë të bllokuara 26 500 çështje gjyqësore

E mërkurë, 25 July 2018 20:26

Ftuesi i Gjykatës së Lartë nuk e hap derën për të bërë gati arenën ku do të duhej të mblidhen gjyqtarët supremë për të dhënë drejtësi. Të hapura janë vetëm zyrat e gjyqtarëve që kanë mbetur në detyrë. Sallat janë mbyllur me çelës.

Kolegjet penale nuk funksionojnë më, përsa kohë dy gjyqtarët Artan Zeneli e Tom Ndreca u shkarkuan. Kolegji Penal ka mbetur me vetëm një anëtar, që është Edmond Islamaj.

Lista e proceseve penale të anuluara apo të shtyra pa afat është e gjatë. Korridoret janë bosh, nuk ka as avokatë, as palë që presin procese. Zëdhënësja na shoqëron drejt ambientit me solemn të Gjykatës së Lartë, tek i cili fillimisht zhytemi në errësirë.

Në një situatë normale dhe bindjeje ndaj ligjit, Gjykata e Lartë duhet të kishte 19 anëtarë. Por tashmë janë 6 anëtarë, prej të cilëve kanë fituar 3 anëtarë garën e vetting-ut dhe tre të tjerë presin.

Në mes të asgjësë ka mbetur edhe lutja e Nënë Terezës drejtuar gjyqtarëve për të dëgjuar e thënë të vërtetën sepse ata që kaluan vetting-un do t’u duhet të mblidhen në dhomat e këshillimit për të vendosur për çështje emergjente si masat e sigurimit apo urdhrat e ekzekutimit.

Tre të tjerët që po presin kanë përpara sfidën e vetting-ut. Por e gjitha kjo përkthehet në një situatë ku stoku i dosjeve dhe i qytetarëve në Gjykatën e Lartë shtohet përditë. Brenda një muaji, fluksi është rritur në 26 500 çështje të pashqyrtuara ende. Por, edhe vjeshta do të jetë akoma më e vështirë për ata që do të kërkojnë drejtësi. Sepse plotësimi i këtyre karrigeve do të vijë vetëm pasi drejtësia të ketë qeverinë e saj, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Top Channel

Modifikuar më E Enjte, 26 July 2018 00:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...