Rimbursimi i ilaçeve, pacientja: Na thonë “kalo infarkt që ta përfitosh”

Diel, 09 September 2018 19:56

Mjekët e familjes dhe ata specialistë në qendra shëndetësore janë nën presion të vazhdueshëm për të mos lëshuar barna që janë në listën e atyre me rimbursim.

Pacientët, jo vetëm po sorollaten, por nuk u jepen barnat me rimbursim edhe kur atë ua kanë përshkruar mjekët e qendrës spitalore “Nënë Tereza”.

“Te lagja nuk ma japin. Ata thonë se duhet të kisha kaluar infarkt dhe ishemi cerebrale”, shprehet Magadalena Nino.

Magdalena Mino është 79 vjeç dhe pasi ka qëndruar 10 ditë në QSUT dhe në fletëdaljen e saj i është përshkruar diagnoza e saj, fibrilacion atrial kronik, insuficiencë kardiake, hipertension arterial, insuficiencë venoze dhe se mjekët e QSUT kanë përcaktuar që duhet të trajtohet me ksarelto, i cili bën hollimin e gjakut. Por mjekët në qendrën shëndetësore të lagjes nuk ia japin.

Por rasti i Magdalenës nuk është i vetmi. Janë të shumtë pacientët që nuk e përfitojnë me rimbursim këtë bar, ndonëse është përfshirë në librin e barnave të rimbursueshme, për shkak të kufizimit që i bëri Fondi i Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor, pasi ky medikament është i kushtueshëm. I blerë në tregun farmaceutik ai kushton afro 10 mijë lekë të reja në muaj dhe pensionistet as që bëhet fjalë ta përballojnë.

Por burime të Top Channel thonë se mjekët e familjes janë nën presion dhe përveç gjobave që kapin vlerën deri në 400 mijë apo 500 mijë, kur paga e tyre është vetëm 40 mijë lekë ata po kërcënohen edhe me ndërprerje të kontratave me Fondin nëse nuk i binden këtij udhëzimi për të pakësuar dhënien e xareltos apo dhe medikamente të tjera të kushtueshme që rëndojnë buxhetin e Fondit.

Modifikuar më Diel, 09 September 2018 20:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...