Të hënën nis viti i ri shkollor, Xhelal Mziu: Qeveria zero investime në arsim në Kamëz

E Enjte, 13 September 2018 07:09

Të hënën nis viti i ri shkollor dhe investimet e qeverisë në sistemin arsimor nuk janë të dukshme, veçanërisht në njësitë administrative që drejtohen nga përfaqësuesit politikë të Partisë Demokratike. Kamza është shembulli i ndëshkimit, diskriminimit të kësaj qeverie, investimet e së cilës në çdo fushë kanë qenë një mollë e ndaluar për komunitetin e kësaj zone, i cili pavarësisht se i ka besuar PD-së, janë të të gjitha bindjeve politike. Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, evidenton qartë mungesën e investimeve në fushën e arsimit në territorin e Bashkisë Kamëz dhe e gjitha kjo nuk ka ndodhur për mungesë të bashkëpunimit të tij si kryebashkiak dhe Bashkisë, por mungesën e vullnetit të qeverisë për të financuar projektet konkrete.

“Kemi kërkuar në mënyrë sistematike nga qeveria “Rama” fonde për ndërtimin e kopshteve dhe shkollave të reja. Kërkesat tona kanë rënë në vesh të shurdhër, shkresat dhe projektet e Bashkisë flenë në sirtarët e Ministrisë së Arsimit. Pavarësisht se në Kamëz, veçanërisht nën qeverisjen e Partisë Demokratike janë ndërtuar mbi 18 objekte shkollore (shkolla dhe kopshte) me standarde evropiane, sërish bazuar në numrin e popullsisë, Kamza dhe Paskuqani kanë nevojë për të tjera godina të reja në sistemin arsimor”, - thotë kryebashkiaku Xhelal Mziu.
Kryetari i Bashkisë Kamëz pohon se zyrtarisht i është kërkuar qeverisë të financojë ndërtimin e 6 shkollave, 7 kopshteve, si dhe financimin e rikonstruksionit të 9 shkollave dhe mbi 6 kopshteve. Prej vitit 2013, qeveria e “Rilindjes” e ka braktisur Bashkinë e Kamzës duke mos i marrë në konsideratë asnjë kërkesë e për pasojë duke mos i financuar asnjë projekt. Kjo sjellje, sipas kryebashkiakut Xhelal Mziu, është e padenjë dhe Kamza do të vazhdojë të ketë të njëjtën vijë sjellje politike ndaj PS-së dhe qeverisjes së saj dhe madje ky diskriminim që i bëhet do t’i shtyjë qytetarët që në zgjedhjet e radhës t’i japin një dërrmim tjetër elektoral asaj force politike dhe qeverisë së saj mashtruese.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...