Efekti i gjumit në shkaktimin e sulmit në tru

Hënë, 08 October 2018 07:16

Meshkujt e bardhë që zakonisht flenë mbi nëntë orë kanë 71 për qind më shumë shanse për sulm në tru.

Te meshkujt me ngjyrë të errët u dëshmua se ata që flenë më pak se mesatarja e gjumit gjatë natës janë më të mbrojtur se njerëzit që flenë mesatarisht tetë orë në natë.

Hulumtuesit analizuan të dhënat e mbi 16,000 njerëzve të moshës 45 për gjashtë vjet, gjatë të cilave 460 prej tyre pësuan sulme në tru.

Është interesante se femrat e bardha nuk kanë rrezik të shtuar nga sulmi në tru edhe nëse flenë më shumë se tetë orë.

Në hulumtim është përmendur se kalimi në gjumë mbi mesataren mund të jetë pjesë e stilit jo të shëndetshëm, i cili meshkujt i bën t’i nënshtrohen më shumë rreziqeve për sulm në tru, transmeton KosovaPress.

“Kërkohen më shumë hulumtime për të përcaktuar mekanizmat që qëndrojnë prapa këtyre dallimeve”, tha Virginia Howard, bashkautorë e studimit nga Universiteti Alabama në Birmingham për Daily Mail.

Megjithëse shpesh thuhet se njerëzit kanë nevojë për një gjumë më të gjatë të natës, studimi britanik i kryer këtë vit zbuloi se nëntë orë gjumë ose më shumë rrit rrezikun e vdekjes së hershme me 14 për qind, transmeton KosovaPress.

Te femrat, gjatësia e gjumit nuk kishte efekt mbi rrezikun e sulmit në tru dhe të dhëna të mjaftueshme nuk u mblodhën për të dhënë një shpjegim shkencor dhe për të eksploruar më tej këtë fenomen.

Autorët e artikullit të botuar në revistën Neurology shkruajnë se "gjumi i gjatë mund të kontribuojë në mënyrën e jetesës së ulur në të cilën njerëzit nuk konsumojnë energjinë që marrin duke futur ushqim dhe kalojnë pjesën më të madhe të kohës pasive ulur ose në shtrat".

Gjumi mund të jetë gjithashtu një shenjë e problemeve shëndetësore te të rriturit e shëndetshëm ose fillimi i një inflamacioni që mund të kontribuojë në goditje në tru.

Çfarë është sulmi në tru?

Ekzistojnë dy lloje të tij:

- Sulmi ishemik – definohet si lëndim i trurit në qendër, me një deficit neurologjik të papritur që zgjat më pak se një orë.

- Sulmi hemorragjik – shkaktohet nga shpërthimi i enëve të gjakut dhe depërtimi i gjakut në indet përreth.

Faktorët që shtojnë rrezikun:

Plakja

Tensioni i lartë

Pirja e duhanit

Mbipesha

Qëndrimi ulur

Diabeti

Aritmia

Anamneza familjare

Pasojat

Mesatarisht tre prej katër personave që i shpëtojnë sulmit në tru do të kenë vështirësi në jetë, si probleme në të ecur, komunikim dhe plotësim të detyrave të përditshme ose gjërave të vogla.

Mjekimi

Të dyja sulmet në tru anë potencialisht fatale dhe presoni i prekur nga sulmet në tru duhet nënshtruar operimit kirurgjik ose të marrë barin tPA - aktivizues i indeve plazmogjene brenda tri orësh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...