Prokuroria e Krimeve të Rënda 'vulos' të hënën fatin e Saimir Tahirit

Saturday, 13 October 2018 15:36

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet më në fund të vendosë mbi fatin e procedimit penal të nisur ndaj ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, i cili akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të Habilajve, që u godit në Itali.

Ditën e hënë përfundon afati i hetimit, pas dy shtyrjesh dhe prokuroria pritet të dalë me një vendim nëse do ta dërgojë për gjykim Tahirin, apo do të pushojë çështjen ndaj tij.

Ndërkohë burime të Top Channel pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kanë pohuar se grupi i hetimit të kësaj çështjeje pritet të kërkojë dërgimin për gjykim të Tahirit.

Kjo kërkesë pritet t’i bëhet Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë mbi fatin e dosjes. Nga hetimet e kryera Tahiri dyshohet se i ka krijuar lehtësira grupit të Habilajve, për kultivimin dhe më pas trafikimin e kanabisit drejt Italisë.

Këto dyshime Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka ngritur pasi në më shumë se një rast eksponentë të grupit kriminal kanë përdorur mjete motorike dhe detare në emër të ish ministrit Tahiri. Për këtë prokuroria ka marrë edhe disa letërporosi nga Greqia, Mali i zi dhe Italia.

Në të njëjtën dosje me Saimir Tahirin, është edhe ish-financieri i grupit të Habilajve, Nezar Seiti, i cili në rrugë esktraproceduriale u ekstradua në Itali, por që më pas autoritetet italiane e liruan dhe aktualisht ai është në pritje të gjykimit nën masën e sigurisë arrest shtëpie.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...