Rritet kredia afatgjatë – Arrin në 2.3 miliardë euro

Diel, 14 October 2018 14:10

Kreditimi afatgjatë nga sistemi bankar shqiptar po zgjerohet gjatë këtij viti. Sipas statistikave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, kreditë afatgjata, me maturim më të gjatë se pesë vjet, në fund të gushtit arritën në afro 293 miliardë lekë, nga 277 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Këto statistika tregojnë një ndryshim të rëndësishëm në kursin e kreditimit të ekonomisë.

Rritja e kreditimit afatgjatë është në vetvete një sinjal pozitiv, sepse dëshmon që bankat janë të gatshme të marrin përsipër më shumë rrezik në horizonte gjata kohore.

Rritja e maturitetit mesatar të portofolit lidhet edhe me zhvillimet sektoriale të huadhënies dhe me qëllimet e përdorimit të kredisë.

Dhënia e më shumë kredive afatgjata tregon se bankat kanë mbështetur më shumë projekte të reja investimi. Portofoli i kredive afatgjata për biznesin ka arritur në 154 miliardë lekë, në rritje me 9 miliardë lekë krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, në rënie janë kreditë afatshkurtra në formë paradhëniesh bankare apo kapitali qarkullues.

Një tendencë të ngjashme po ndjek edhe kreditimi i individëve, ku kreditë afatgjata kanë arritur në 139 miliardë lekë, shtatë miliardë lekë më shumë krahasuar me një vit më parë.

Tek individët, zgjerimi i kreditimit afatgjatë lidhet kryesisht me financimet për blerjen e pasurive të paluajtshme. Normat e ulëta të interesit që ofrojnë bankat kanë sjellë rritje të ndjeshme të kreditimit në këtë segment.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...