Gjurmët” që na çojnë atje ku në përulemi në shenjë mirënjohje!

E Enjte, 08 November 2018 18:30

Nga Halil Teodori

“Gjurmët” është ardhja ime e radhës, ai që i pasvjen një romani dhe që do të paraprijë një përmbledhje poetike, e cila momentalisht është një punën redaksionale. “Gjurmët” është një libër me publicistikë, si i tillë ai është i larmishëm dhe shumë interes për shkak të trajtesave dhe promovimeve njohëse që ai ka ne faqet e tij.
Fillimisht dua t'i jem mirënjohës të gjithë atyre që u bënë pjesë e kësaj nisme dhe që bënë të mundur publikimin e këtij libri. Ky libër është vijim i punës time krijuese, kryesisht asaj publicistike. Faqet e këtij libri në një kuptim të gjerë janë si të një ditari të kohëpaskohshëm. Atë e përbëjnë që nga esse-të, shkrimet monografike, trajtesat e traditës, intervistat, deri te materilet e përmbledhura rreth krijimtarisë sime të mëparshme. Pjesë e kësaj sfide është edhe shtëpija botuse M&B, e cila dha një ndihmesë të veçantë.
Me “Gjurmët” lexuesit do të zbulojnë mënyra efektive për t'u lidhur me publikun, për të shpjeguar konceptet dhe për të mbështetur ide, për të mësuar, se si duhet njohje dhe kohë për të shkruar, për dikë që i ka dhënë çështjes kombëtare dhe kur është e nevojshme.
Në fund të fundit, është lexuesi ai i cili do të përcaktojë qartë mbi rëndësinë që ka kjo sprovë imja. Është ai që do të vlerësojë dhe konsiderojë këtë punë promovuese. Ai është gjykatësi më i mirë.
Çdokush që merr në dorë këtë libër do të jetë gjithashtu i ftuar të eci në “Gjurmët” e këtyre faqeve për tu njohur me personazhe, me njerëz, ngjarje, tradita, zakone, histori dhe heroizma, kontributorë të vlerave të atdhetarisë dhe dijes, të krenarisë dhe virtytit. “Gjurmët” janë ato hapa që do të na çojnë atje ku përmes kujtesës dhe mirënjohjes, ne njohim më mirë e më qartë disa personalitete që kanë dhënë një kontribut të shquar gjatë jetës së tyre.
Asnjëherë nuk është vonë për të hedhur përmes dritës së njohjes edhe përzemërsinë e vlerësimit të emrit dhe veprës, së atyre që dhanë më të mirën që kujtesa jonë t'i thërrasë ata në një solemnitet kremteje. Të gjithë ne duhet të ndihemi borxhli dhe duhet t'i jemi mirënjohës atyre dhe nëpërmjet librit “Gjurmët”, pata fatin që ata t'ua servir lexuesve të mijë, brezit dhe gjeneratës time.

Modifikuar më E Enjte, 08 November 2018 18:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...